Hahn i kënaqur me Vuçiqin, niset drejt Prishtinës për të bërë presion për heqjen e taksës

Komisionari për Zgjerim i BE-së Johannes Hahn ka përfunduar takimin me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq në Beograd. Siç transmetojnë edhe mediat në Beograd, temë kryesore e bisedës mes Hahn e Vuçiq ka qenë taksa e vendosur nga ana e Qeverisë së Kosovës prej 100% ndaj të gjitha produkteve që importohen në Kosovë. Mediat në […]
Siç transmetojnë edhe mediat në Beograd, temë kryesore e bisedës mes Hahn e Vuçiq ka qenë taksa e vendosur nga ana e Qeverisë së Kosovës prej 100% ndaj të gjitha produkteve që importohen në Kosovë.
Mediat në Serbi raportojnë se Hahn i ka premtuar Vuçiqit që do të niset për Kosovë dhe do të kërkoj heqjen e kësaj take.
Për këtë Hahn ka shkruar edhe në Tëitter, duke thënë se do t’u bëj thirrje kosovarëve që ta zhbllokojnë bashkëpunimin rajonal dhe tregtar si dhe t’i kthehen dialogut në Bruksel.
Në një komunikatë zyrtare të Presidencës Serbe, thuhet se Vuçiq ka tërhequr vërejtjen për pasoja lidhur me vendimin e Qeverisë për vendosje të taksës mbi Serbinë, duke e quajtur atë shkelje të CEFTA-s.
Vuçiq ka thënë se Serbia nuk do t’i përgjigjet Kosovës me masa të njëjta.
Ai ka falënderuar Hahnin për vullnetin e tij që ta kuptoj situatën. /Periskopi/












