Gratë britanike po përgatiten për BREXIT-in si për luftë, blejnë ushqim dhe barna për disa muaj

Gratë britanike po përgatiten për BREXIT-in si për luftë, blejnë ushqim dhe barna për disa muaj

Dollapët e kuzhinës së zonjës Nevin Mann janë të mbushur me kanaçe bizelesh dhe shpageta. Në kuti plastike ka vendosur shumë paketime të paracetamolit dhe ibuprofenit. Nën shkallë të korridorit i ka vendosur konservat me peshq, pemët e thara, orizin dhe qumështin. Në kulmin e shtëpisë shkëlqejnë panelet solare, ndërsa në oborr e ka vendosur […]

Ajo nuk është duke u përgatitur për ndonjë luftë bërthamore e as për pushtimin nga jashtëtokësorët. Ajo po bëhet gati për një realitet të pashmangshëm – 29 marsin. Kjo është dita kur Britania e Madhe do të tërhiqet edhe ligjërisht nga Bashkimi Evropian. Nevine dhe Richard janë vetëm dy nga shumë personat që po bëjnë përgatitje të tilla.

Përderisa ministrat nuk merren me gjëra të tilla, në mesin e popullatës është ngritur alarmi se BREXIT-i do të sjellë krizë të furnizimit me prodhime ushqimore. Ekziston frika se qarkullimi i kamionëve transportues mund të bllokohet ose ngadalësohet në portin e Doverit, andej ku kalon një e treta e tërë importeve nga Evropa. “Dyqanet në Cornwall dhe Skoci do të mbeten pa ushqime brenda pak ditësh dhe spitalet do të mbesin pa barna pas dy javësh”, kishte thënë një burim qeveritar.

Qeveria po e shqyrton anulimin e pushimit të policëve në rast të ndonjë kryengritjeje, ndërsa anijet e mallrave planifikohet të dërgohen nëpër porte që janë më pak të ngarkuara. Nevine është vetëm njëra nga 2 mijë anëtarët e një grupi në Facebook, të cilët po përgatiten për ardhjen e BREXIT-it dhe pasojat e tij. “Disa po përgatiten si për apokalips, ndërsa të tjerët po rezervojnë ushqime të huaja, të cilat mund të mungojnë më vonë, siç është vaji i ullirit, por sidoqoftë, mendoj se është e logjikshme që të ndërmarrin diçka”, thotë ajo.

Si duket, numri i personave që nuk do t’i lënë asgjë rastit po rritet. Sipas të dhënave të dyqanit për pajisje emergjente dhe të mbijetesës, “Evaq 8”, shitja e sistemeve për pastrim të ujit është rritur për 103 për qind. “Kemi shënuar dyfishim të shitjeve dhe shumica kanë të bëjnë me ushqimin. Ekziston një stigmë për këto përgatitje, por është gjithmonë mirë që ta keni një plan B”, thotë Zaid Almufti, drejtor i shitjeve në këtë dyqan, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?