Goditje për shqiptarët: S’ka viza për Kosovën, por as hapje negociatash për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Goditje për shqiptarët: S’ka viza për Kosovën, por as hapje negociatash për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Në takimin e së premtes të Këshillit të Bashkimit Evropian është paraparë që të adresohet çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët. Klan Kosova merr vesh nga burime të saj në Bruksel se krerët e shteteve anëtare pritet të rekomandojnë krijimin e një komisioni të veçantë që pritet të vijë në Kosovë, për të monitoruar […]

Në takimin e së premtes të Këshillit të Bashkimit Evropian është paraparë që të adresohet çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Klan Kosova merr vesh nga burime të saj në Bruksel se krerët e shteteve anëtare pritet të rekomandojnë krijimin e një komisioni të veçantë që pritet të vijë në Kosovë, për të monitoruar betejën e institucioneve të Kosovës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për këtë çështje është folur sot edhe në Info Magazine të Klan Kosovës.

Publicisti Baton Haxhiu, ka thënë se “kushtet që i ka plotësuar Kosova janë kushte për integrim në Bashkimin Europian, jo kushte për liberalizimin e vizave”.

“Ky është refuzimi më brutal që i bëhet Kosovës, pas ratifikimit të Demarkacionit, pas procesit të dialogut më Serbinë, pas Gjykatës Speciale dhe disa proceseve të tjera”.

“Nuk shpërblehen 1.8 milionë banorë, një dëshirë e një populli që e do Europën më shumë sesa ata vetë”.

“Komisioni Europian ka thënë se ka përparim, por do të bëhet një komision i cili do ta shikojë reformën në drejtësi, krimin e organizuar dhe korrupsionin”.

“Komisioni Europian ka dhënë vlerësime pozitive, por me pas dalin disa vende që e kundërshtojnë vetën”, ka thënë Haxhiu në Info Magazine.

Ndërsa negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian nuk do të hapen këtë vit as për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Sipas një draft-dokumenti që e posedon Klan Kosova, të cilin e ka prezantuar Haxhiu në Info Magazine, thuhet se këtë proces e kanë kundërshtuar Franca dhe Holanda, duke u mbështetur edhe nga Danimarka.

“Ky është lajmi më i keq për shqiptarët, lajm i keq edhe për Maqedoninë”.

“Shqipërisë dhe Maqedonisë nuk i hapen negociatat për anëtarësim në BE. Angel Merkel është e trishtuar nga ky vendim”, ka thënë Haxhiu në Info Magazine.

“Më e keqja është se nuk ka asnjë shpresë deri në qershorin e ardhshëm për hapje të negociatave”.

“Shqipërisë dhe Maqedonisë po ju thuhet që në qershor të vitit të ardhshëm do të bisedojmë për kushtet. Pavarësisht se të dyja vendet kanë plotësuar të gjitha kushtet tashmë”.

“Ky është refuzimi më brutal për shqiptarët , sikurse edhe për Maqedoninë. Kjo është goditja më e madhe për Edi Ramën”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?