‘Goditi shuplakë vajzën 11-muajshe, e kapa armën dhe e vrava’ – rrëfimi i kosovares në Burgun e Lipjanit

Ky Vit i Ri po e zë për të shtatën herë ‘Beshin’ në burgun e grave në Lipjan. Periskopi ka qëndruar në Qendrën Korrektuese të Femrave, e vetmja në Kosovë, për të dëgjuar rrëfimet e disa të burgosurave atje. Veprat për të cilat vuajnë dënimin aty, janë të ndryshme. Dikush kreu vrasje, dikush tjetër u […]
‘Beshi’ siç e quajnë 25-vjeçaren brenda, është dënuar me 13 vite burg për veprën për të cilën tashmë është penduar shumë. I kanë mbetur edhe shtatë vite të tjera për të kryer dënimin e plotë.
‘Ka qenë ajo një vrasje pa dëshirë. Qaty një keqkuptim ka qenë. Unë për vete jam penduar shumë. Se arsyeja që jam pendu është që s’kam dashtë me ndodh se e kam edhe vajzën, goxha e vogël edhe s’kam dashtë deri sot me e ditë vajza që për çka jam unë këtu. Por herëdo kurdo ajo ka me marrë vesh. Unë dihem fajtore shumë dhe e penduar tepër që vajza ka mbetur pa përkrahjen e prindit, që s’e ka pa babain e vetë. Edhe nënën jo.’’, ka thënë ajo në një rrëfim për Periskopin.
Ajo ka folur edhe për vajzën e saj tashmë 6-vjeçe, e cila është nën përkujdesjen e nënës së ‘Beshit’.
‘’Jeton veç me gjyshen. Me mamin tem edhe me dy motrat. Ajo ka qenë tek punëtorët social njëherë, e tani me ankesa që kam bërë, e kam çu te mami. Inshalla nuk i ndodh askujt, por është që jo burgu, jo sene. Po ka shumë problem. S’do të thotë që i vetmi fëmijë unë që kam rënë në burg. D.m.th sa m’u vra babai, unë përfundova në burg. Nuk ështe që ajo vrasja u bë me vetëdije, por ka ndodhur pa vetëdije. Edhe kam qenë shumë e re kur kam ardhë këtu. I kam pasë 19 vjet. Shumë axhami kam qenë, por shpresoj që inshalla askënd nuk e provon Zoti me burg, siç më ka provuar mua.
‘Beshi’ ka rrëfyer fije e për pe ngjarjen se si e kishte vrarë burrin e saj sa ishin duke pirë kafe.
‘’Ka qenë… çikën e kam pasë 11-muajshe dhe në gjumë ka qenë vajza. Kemi qenë duke pirë kafe me bashkëshortin, tani të ndjerin Muhametin, edhe u çu çika si fëmijë, si çdo fëmijë u çu . Ma si fëmija që çohen. Edhe kemi qenë t’u pi kafe, edhe e ka derdhë në atë moment kafenë. Edhe tash bashkëshorti m’i ka rënë çikës shuplakë, vajzës… që tani e ndjej edhe për atë që i ka ndodh, e ndjej veten fajtore. Se çika veç kur m’u ka pakë edhe ka qenë e paktë e më ka ra në gjyks. Edhe i kam thënë burrit. Më kabull e kisha bë me m’pasë rënë mua se sa vajzës. Dhe në atë moment, për fat të keq ka qenë arma aty, e tij… Edhe unë veç kam dashtë për me e tutë burrin, mos me i ra çikës, por nuk e kam prit që vjen puna deri tek vrasja. Edhe une përfundoj në burg, se po e lë keq vajzën. Për mua ka qenë tmerr kur kam ardhë këtu, se e kam lënë çikën 11 muajshe. Qaty tmerri më i madh ka qenë. Ka ndodh edhe vetë, në atë moment e kam thirrë policinë. Jo me ikë apo diçka, por vetë i kam thirrë. ‘’, kështu rrëfehet me plot emocione ‘Beshi’.
Kjo e dënuar pohon se brenda burgut, oficeret përdorin edhe dhunë ndaj tyre.
‘’Dhunë kanë ushtruar ndaj meje. Nuk e di, ka 2 muaj a 3. Nuk e di, se kanë qenë në pyetje disa bilanca.
Kanë qenë këtu disa çika për një bilanc, se zakonisht ne e kemi që me na i dhënë balancet dhe me i kqyrë vetë. Por ato shoqet janë përla pak me këtë shoqen që jam në dhomë. Qe 6 vjet me Ibadeten. E kështu që, aty e di që më patën rrahë stafi. As tek mjeku nuk më kanë çu. Këto që i fotografojnë sene vene të dënuarat. Mua nuk më kanë ofruar atë ditë ndihmë hiq. Pas tre dite. Është hera e parë më ka ndodh dhe më kanë rrahë tri oficere. As nuk kam pasë mundësi me çu letrën në Gjykatë, as askund. Sepse unë gjithë sa herë që shkoj nëpër puna, sene vene, mua ma përmendin vetminë. A unë për vete kam traumë, tutë kam ndaj stafit, por mundohem me qenë e qetë gjithçka.’’
Si shumica e të burgosurave në Qendrën Korrektuese në Lipjan, edhe ‘Beshi’ i bën thirrje Presidentit Hashim Thaçi për amnisti (falje).
‘’Bile kishim pasë dëshirë, ne me na falë bile Hashim Thaçi, ne që jemi me dënim me shumë vite. Se na pret dikush. Fëmija na pret, apo nëna, apo vëllai. Pa marrë parasysh, na presin. Unë kisha pasë një dëshirë, që nëse ka pak mëshirë Hashim Thaçi, do të na falë neve çka jemi në burg brenda insititucionit. Se meshkujt, zakonisht ata janë meshkuj dhe mund të përballojnë. E ne si femra, nuk mundemi me përballu. Pos një femër që e ka falë nalt. Dy në fakt i ka falë Presidenti. Më për neve falje s’ka pasë.
Gratë në burg do të kenë disa mundësi të organizimit për festën e Vitit të Ri.
‘Beshi ka edhe një urim’.
‘’Veç ua kisha uru krejtve festën e Vitit të Ri. Inshalla shëndet edhe lumturi’.
Aktualisht në këtë Qendër janë të akomoduara 41 femra, përfshirë edhe 2 të mitura./Periskopi/
https://www.facebook.com/periskopi/videos/468957060297352/












