Gjykata vazhdon ta bllokojë ndalesën e Trumpit për azil

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara e ka mbajtur në fuqi vendimin e mëhershëm të një gjykatësi federal për bllokim të ndalesave për azilantët, të cilat i kishte ndërmarrë administrata e presidentit Donald Trump. Sipas vendimit të administratës, personave që e kalojnë ilegalisht kufirin iu ndalohet e drejta për azil. Vendimi ishte shfuqizuar shpejt nga […]
Sipas vendimit të administratës, personave që e kalojnë ilegalisht kufirin iu ndalohet e drejta për azil. Vendimi ishte shfuqizuar shpejt nga një gjykatës federal i Kalifornisë, ndërsa ky vendim ishte miratuar edhe nga Gjykata e Apelit. “Kjo është shenjë dhe mesazh i fortë për administratën e Trumpit se vendimet e tij për azilin e tejkalojnë mandatin e presidentit”, thotë Steve Vladeck, profesor në Unversitetin e Teksasit.
Sidoqoftë, zëdhënësi i Departamentit të Drejtësisë në Shtëpinë e Bardhë, Steven Stafford, tha se ata do të vazhdojnë të luftojnë që ndalesa për azil të mbetet në fuqi. “Ne jemi të zhgënjyer me vendimin e Gjykatës Supreme, por besojmë se gjykata ende nuk i ka marrë parasysh të gjitha rrethanat e këtij rasti. Ne do të vazhdojmë që ta mbrojmë autoritetin ligjor të departamentit tonë”, deklaroi ai, shkruan “CNN”.












