Gjykata Kushtetuese nuk e interpreton kërkesën e Presidentit për KQZ-në

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në lidhje me Komisionin Qendror Zgjedhor, gjegjësisht se nga cilat grupet parlamentare duhet të emërohen anëtarët e KQZ-së, nga grupet parlamentare që kanë dalë nga subjektet politike që i kanë fituar zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës apo nga grupet parlamentare që krijohen […]

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në lidhje me Komisionin Qendror Zgjedhor, gjegjësisht se nga cilat grupet parlamentare duhet të emërohen anëtarët e KQZ-së, nga grupet parlamentare që kanë dalë nga subjektet politike që i kanë fituar zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës apo nga grupet parlamentare që krijohen pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kushtetuesja thotë se parashtruesi, presidenti Thaçi, kërkesën e tij për interpretim të nenit 139 (4) të Kushtetutës, e kishte mbështetur në nenin 84 (9), si dhe në nenin 112, paragrafi 1, të Kushtetutës.

Në lidhje me këtë, Gjykata sqaroi se Gjykata Kushtetuese, sipas nenit 113, paragrafi 1, të Kushtetutës ka juridiksion të vendosë vetëm për rastet e ngritura para saj në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

Andaj, “Gjykata gjeti se çështjet e ngritura nga parashtruesi para Gjykatës nuk hyjnë në fushëveprimin e juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese, siç përcaktohet me nenin 113. Rrjedhimisht, në pajtim me nenin 113, paragrafi 1, të Kushtetutës, Gjykata përfundoi se kërkesa është e papranueshme”.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?