Gjithçka nisi nga një ngacmim në lokal – Dalin detaje të reja nga vrasja e 17 vjeçarjes që tronditi Tiranën

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 17-vjeçares, Griselda Gjikolaj dhe plagosjen e të dashurit të saj Erion Benga, 23-vjeç, pasditen e djeshme në Laprakë. Report Tv mëson se Erion Benga ka qenë në një lokal me të miturën dhe një vajzë tjetër te blloku “Gintash”. Të njëjtat burime saktësojnë se në të njëjtin lokal kanë […]

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 17-vjeçares, Griselda Gjikolaj dhe plagosjen e të dashurit të saj Erion Benga, 23-vjeç, pasditen e djeshme në Laprakë.

Report Tv mëson se Erion Benga ka qenë në një lokal me të miturën dhe një vajzë tjetër te blloku “Gintash”. Të njëjtat burime saktësojnë se në të njëjtin lokal kanë qenë të pranishëm edhe dy autorët.

Këta të fundit dyshohet se kanë ngacmuar vajzat në tavolinën e Bengës çka ka acaruar tonet mes të rinjve të cilët edhe kanë debatuar me njëri-tjetrin. Erion Benga largohet më pas nga lokali i shoqëruar nga dy vajzat.

Menjëherë pas tyre kanë dalë nga lokali edhe dy autorët duke i ndjekur nga pas. Pasi Benga dhe e dashura e tij po ecnin në drejtim të rrugice të errët, një prej autorëve i cili dyshohet se është me origjinë nga Puka, ka hapur zjarr në drejtim të Erion Bengës dhe Griselda Gjikolajt, duke lënë të vdekur këtë të fundit e cila ka marrë një plumb në kokë, ndërsa 23-vjeçari mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Deri tani nuk ka asnjë person të ndaluar për këtë ngjarje.

Banorët e zonës janë shprehur se kanë dëgjuar të shtënat e armës së zjarrit (më shumë se katër), ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?