Gjilani pret 40 milionë euro investime më 2019

Gjilani pret 40 milionë euro investime më 2019

Nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e fundit për vitin 2018 e drejtorëve, zyrave dhe njësive, ku është raportuar për realizimin e projekteve, sfidat dhe planifikimi për vitin 2019 në Gjilan. Duke folur për investimet, Haziri tha se viti 2018 ka qenë vit i brishtë në kuptimin politik, por tha se […]

Duke folur për investimet, Haziri tha se viti 2018 ka qenë vit i brishtë në kuptimin politik, por tha se për Komunën e Gjilanit ka qenë vit shumë i mirë.

“Autostrada është projekti më i madh për këtë zonë, i cili ka filluar dhe më gëzon fakti që Komuna ka punuar shumë në përpilimin e planit ideor. Investime të mëdha kemi bërë edhe në infrastrukturë në shumën prej 3.2 milionë euro. Kemi filluar me ndërtimin e Rrugës së Kumanovës, vazhdimin e hyrje daljes Gjilan-Ferizaj,  rrethrrotullimin te Rruga e Prishtinës, rrugët, kanalizimin e ujësjellësin në disa lagje dhe në fshatra të Gjilanit”.

“Po ashtu, e kemi bërë mbulimin e lumit “Mirusha” deri tek Rruga Qarkore, ndërkaq në pjesën e jugut kemi filluar me ndërtimin e shëtitores. Përpos këtyre, kemi filluar me rindërtimin e stadiumit të qytetit, kemi përfunduar dy stadiume ndihmëse, sikurse edhe që po vazhdojmë me ndërtimin e QKMF-së. Mbi 100 mijë euro e kemi subvencionuar teatrin sivjet dhe menaxhmenti e ansambli rezident, e ka kthyer Gjilanin në qendrën më të madhe kulturore”, ka thënë Haziri.

Në takimin e bordit, kryetari Haziri pohoi se është krenar që Gjilani është prijëse sa i përket partneritetit me donatorët që janë qeveritë e ndryshe të botës.

“Me Komisionin Europian, USAID, HELP, SIDA etj., jemi duke i implementuar shtatë programe zhvillimore për Gjilanin në disa fusha dhe jam krenar që jemi komunë lidere edhe në këtë fushë”, ka thënë Haziri.

Për arsimin tha se vazhdon të mbetet prioriteti kryesor i qeverisjes, ndërkaq në bujqësi ka përmendur se vlera e subvencioneve të përbashkëta me Ministrinë e Bujqësisë arrin në mbi 1.2 milionë euro.

Në fund, kreu i Gjilanit ka paralajmëruar se në vitin 2019 janë të planifikuara afro 40 milionë euro investime publike.

“Projektet e mëdha, si stadium i qytetit, Tregu i Gjelbër, impianti për trajtimin e ujërave të zeza, parqet dhe investimet kapitale që janë me hyrje-daljet Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Ferizaj, janë të konfirmuara në politikat buxhetore. Investimet janë jashtëzakonisht të mëdha. Nëse krejt këto investime brenda vitit i grumbullojmë, pa autostratën si investim strategjik, Gjilan shkon në afro 40 milionë euro të planifikuara për vitin 2019, e të cilat janë të konfirmuara”, ka thënë Haziri. ​

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?