Gjakderdhje në tru, fraktura në kokë e bri – Të lënduarit në aksidentin Prishtinë-Podujevë në gjendje të rëndë

Sot në fshatin Penuhë të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, një grua ka ndërruar jetë, ndërsa shtatë persona të tjerë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë. Avdush Bajgora, mjek në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i ka thënë […]

Sot në fshatin Penuhë të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, një grua ka ndërruar jetë, ndërsa shtatë persona të tjerë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë.

Avdush Bajgora, mjek në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i ka thënë Expressit se gjendja e personave që ishin të përfshirë në aksidentin që ndodhi sot rreth orës 14:00, në magjistralen Prishtinë-Podujevë është e rëndë.

Bajgora ka thënë se shumica e tyre kanë gjakderdhje në tru, dhe fraktura në kokë dhe bri.

“Një prej tyre ka vdekur, ndërsa, shtatë të lënduarit e tjerë janë në gjendje të rëndë. Disa kanë fraktura në kokë e në bri, e të tjerët kanë gjakderdhje në tru. Por, që të gjithë janë në gjendje të rëndë”, ka thënë Bajgora.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00 kemi marrë informatën për një aksident trafiku në fshatin Penuhë të Podujevës, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Në këtë aksident, lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Njëri nga të lënduarit (femër) nuk ka arritur t’i përballojë plagët e shkaktuara dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?