Gazetari i njohur serb: Serbia nuk hynë në BE pa e njohur Kosovën si shtet

Gazetari i njohur serb: Serbia nuk hynë në BE pa e njohur Kosovën si shtet

Gazetari dhe analisti serb i çështjeve politike e ushtarake, Miroslav Lazanski, duke analizuar letrën e presidentit amerikan Donald Trump drejtuar presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ajo nuk përmban asgjë të jashtëzakonshme. Lazanski për mediat serbe theksoi se presidenti amerikan, në letrën e tij kërkon pajtimin, progres në […]

Gazetari dhe analisti serb i çështjeve politike e ushtarake, Miroslav Lazanski, duke analizuar letrën e presidentit amerikan Donald Trump drejtuar presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ajo nuk përmban asgjë të jashtëzakonshme.

Lazanski për mediat serbe theksoi se presidenti amerikan, në letrën e tij kërkon pajtimin, progres në të ardhmen e serbëve dhe shqiptarëve, por nuk është e qartë për çfarë duhet të arrihet marrëveshje.

“Në qoftë se supozojmë se kjo do të thotë se veriu i Kosovës i takon Serbisë dhe se enklavat serbe në jug të lumit Ibër të jenë pjesë e Bashkësisë së Komunave serbe, dhe se të gjitha objektet kulturore e fetare serbe janë nën mbrojtje ndërkombëtare, nëse kjo është ajo që konsiderohet ‘demarkacion’, a do ta pranojë këtë pala shqiptare?”, ka pyetur Lazanski.

Lazanski konstaton se nuk është i sigurt nëse Trump është njoftuar me të gjitha nuancat, “meqenëse serbët dhe shqiptarët për SHBA-të nuk janë partnerë të barabartë, për shkak se Shtetet e Bashkuara e kanë njohur integritetin territorial të Kosovës, që do të thotë automatikisht se nuk e njohin integritetin territorial të Serbisë”.

“Kompromisi për Kosovën nuk duhet të jetë vetëm një Bashkësia e komunave serbe. Me sa di unë, Ëashingtoni nuk ofron më shumë se kaq”, tha Lazanski.

Ai theksoi se ai kurrë nuk do të jetë në gjendje për të kuptuar plotësisht dhe çfarë kishte shkaktuar gjithë atë armiqësi të Perëndimit ndaj Serbisë dhe serbëve në fillim të viteve nëntëdhjeta.

“Vetëm një gjë e di me siguri, Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohjen e qartë të Kosovës. Gjithçka tjetër është iluzion i yni”, tha Lazanski, transmeton Periskopi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?