Gazetarët ankohen se zyrat e informimit nëpër institucione janë vështirë të qasshme

Gazetarët ankohen se zyrat e informimit nëpër institucione janë vështirë të qasshme

Zyrat e informimit në shumë institucione vendore janë vështirë të qasshme për gazetarët. Zyrtarët për informim të institucioneve të ndryshme shpeshherë nuk u kthejnë fare përgjigje për tema të caktuara gazetarëve, thonë për Radio Kosovën disa gazetarë të intervistuar. Në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës thonë se kanë pranuar ankesa të shumta nga gazetarët të […]

Në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës thonë se kanë pranuar ankesa të shumta nga gazetarët të cilët kanë kërkuar transparencë nga institucionet e ndryshme publike në vend, të cilët paguhen nga taksat e qytetarëve.

Bashkëpunimi ndërmjet të zyrtarëve të informimit nga institucione të ndryshme publike vendore dhe gazetarëve të medieve të ndryshme është mjaft i dobët, madje këta të fundit shpeshherë nuk marrin fare përgjigje për tema të ndryshme. Gazetarja nga KTV, Ardiana Thaçi, konsideron se mbyllja e zyrave të informimit për gazetarë bëhet me qëllim të heshtjes së lajmit. Ajo thotë se probleme në këtë drejtim i paraqiten më së shpeshti me Zyrën e Informimit të Prokurorisë së Shtetit dhe Ministrinë e Infrastrukturës.

“Por që e kanë gabim. Sepse nëse informacionet janë edhe pa deklarimin e tyre, ne do të shkojmë tutje. Unë dua të përmend tani Prokurorinë e Shtetit dhe Ministrinë e Infrastrukturës. Me këto të dyja kam probleme të shumta për shkak se dërgoj mjaft shumë emaila gjatë javës”, tha ajo.

Ndërsa Valon Fana, gazetar i pavarur, tregon për vështirësitë që has në marrjen e informacioneve nga Zyra për Informim e Komunës së Prishtinës. Ai shprehet se përveç kërkesave me shkrim ndaj zyrtarëve të komunës, detyrohet t’i thërrasë shumë herë në telefon, por ata nuk përgjigjen.

“Është një neglizhencë nga ana e zyrtarëve në Komunën e Prishtinës. Po ashtu nëse tenton t’i kontaktosh zyrtarët e tjerë nëpër drejtori, është e pamundur, nuk i hapin fare telefonat. Jam duke provuar të kontaktoj me Mirandën dhe Adonis Tahirin, por është e pamundur”, tha ai.

E Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thotë se ka pranuar shumë ankesa nga gazetarët e medieve të ndryshme, të cilët kërkojnë transparencë dhe qasje më të madhe.

Besiana Krasniqi, nga AGK, shprehet se qasja jo e duhur e zyrtarëve të informimit ndaj gazetarëve, e vështirëson shumë punën e tyre. Krasniqi thekson se janë duke shikuar mundësitë e përmirësimit të kësaj situate bashkë me OSCE-në dhe institucione të tjera.

“Të ketë një qasje tjetër të këtyre zyrtarëve publikë në raport me gazetarët, që ata të kenë mundësi që të takohen drejtpërdrejt me gazetarët, sepse në këtë mënyrë mund të bësh pyetje, nënpyetje dhe gjithçka tjetër për ta plotësuar temën ose shqetësimin e caktuar”, tha ajo.

Anëtarë të Institucionit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës thonë se ky institucion do të bëjë të pamundurën derisa të mundësohet një komunikim më i mirë i zyrtarëve të informimit të institucioneve me gazetarët. Kjo është edhe obligim i tyre që të përgjigjen ndaj taksapaguesve të tyre.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?