Gazeta franceze: Serbia kërcënon me ndërhyrje ushtarake, nëse Kosova formon Ushtrinë

Gazeta franceze: Serbia kërcënon me ndërhyrje ushtarake, nëse Kosova formon Ushtrinë

Gazeta franceze “Le Figaro” i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit sa përket formimit të Ushtrisë së Kosovës. Kjo gazetë citon deklaratën e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq sipas së cilës formimi i ushtrisë së Kosovës mund të provokojë ndërhyrjen ushtarake të Serbisë dhe se “Beogradi ka frikë se një ushtri e tillë mund të […]

Gazeta franceze “Le Figaro” i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit sa përket formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Kjo gazetë citon deklaratën e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq sipas së cilës formimi i ushtrisë së Kosovës mund të provokojë ndërhyrjen ushtarake të Serbisë dhe se “Beogradi ka frikë se një ushtri e tillë mund të përdoret për dëbimin e pakicës serbe në Kosovë”.

Në artikullin e titulluar “Serbia po kërcënon të ndërhyjë nëse Kosova formon ushtrinë,” gazeta e Parisit thekson se Parlamenti i Kosovës më 14 dhjetor duhet të sqarohet rreth formimit të forcave të mbrojtjes, të përbërë nga 4000 njerëz, në ushtri të rregullt.

“Ky proces mund të zgjasë me vite, por Beogradi ka frikë se kjo ushtri do të përdoret për të dëbuar minoritetin serb që ende jeton në Kosovë”, shkruan Le Figaro.

Në këtë kontekst, citon gazeta shefen e ekzekutivit serb e cila shpreson ” se Serbia kurrë nuk do të duhet të përdorë ushtrinë, por se kjo është aktualisht një nga mundësitë për t’u konsideruar, sepse Beogradi “nuk dëshiron të marrë pjesë në këtë spastrim etnik”.

Gazeta kujton se tensionet dypalëshe u përkeqësuan më tej kur Kosova më 21 nëntor vendosi taksën prej 100 për qind në importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, e që sipas vlerësimeve, ishte një reagim ndaj presionit të Beogradit kundër pranimit të Kosovës në Interpol.

Le Figaro shkruan edhe për mesazhin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg rreth formimit të ushtrisë së Kosovës i cili tha se ishte kundër këshillave të shumë anëtare të NATO-s dhe se kjo mund të ketë pasoja serioze për të ardhmen e integrimit euroatlantik të Kosovës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?