GAP: Është rritur transparenca buxhetore në komuna

GAP: Është rritur transparenca buxhetore në komuna

Instituti GAP ka publikuar raportin “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2017”, ku thuhet se krahasuar me vitin 2016, në këtë vit është rritur niveli i transparencës buxhetore. Ky raport prezanton një vlerësim të transparencës buxhetore të komunave në Kosovë duke i renditur komunat në bazë të performancës më të mirë. Blendi Hasaj, hulumtues në […]

Instituti GAP ka publikuar raportin “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2017”, ku thuhet se krahasuar me vitin 2016, në këtë vit është rritur niveli i transparencës buxhetore.

Ky raport prezanton një vlerësim të transparencës buxhetore të komunave në Kosovë duke i renditur komunat në bazë të performancës më të mirë.

Blendi Hasaj, hulumtues në Institutin GAP, theksoi se indeksi i transparencës buxhetore komunale  bën një vlerësim dhe renditje të komunave varësisht nga numri i dokumenteve të publikuara, dëgjimeve buxhetore me qytetarë dhe përgjigjet në kërkesat e Institutit GAP për qasje në dokumente buxhetore.

“Të gjeturat e këtij raporti tregojnë se krahasuar me vitin 2016, në vitin 2017  është rritur niveli i transparencës buxhetore. Përderisa në vitin 2016 vetëm 47% e komunave kanë mbledhur mbi 50 pikë në indeks, në vitin 2017 janë 53% të komunave që kanë mbledhur mbi 50 pikë. Sipas këtij indeksi del se komuna me transparencën më të lartë në 2017 është komuna e Shtimes e cila ka mbledhur 85.5 pikë. Ndërsa tri komunat që nuk kanë mbledhur asnjë pikë në indeks, pra që nuk kanë publikuar asnjë dokument buxhetor apo organizuar dëgjime buxhetore me qytetarë, janë komuna e Mamushës, Leposaviqit dhe Zveçanit”, thuhet në komunikatën e GAP-it.

Blend Hyseni, hulumtues në Institutin GAP, shpjegoi metodologjinë dhe të gjeturat e indeksit të Institutit GAP për transparencën buxhetore të komunave. Ai shpjegoi se një komunë mund të merr maksimumin e pikëve vetëm në rast se i ka publikuar të gjitha dokumentet buxhetore lidhur me buxhetin e vitit 2017.  Për dallim nga indeksi i vitit 2016, në indeksin e vitit 2017 është shtuar edhe raporti i auditorit të brendshëm të komunës i vlerësuar me dhjetë pikë, ndërsa është ulur numri i pikëve për dëgjimet buxhetore në 2.5 secili.

“Nga 38 komunat e vlerësuara, vetëm nëntë prej tyre kanë publikuar të gjitha dokumentet që janë të obliguara me ligj, ndërsa asnjëra nuk ka publikuar të gjitha dokumentet që e përbëjnë indeksin e Institutit GAP. Kartela Analitike e Kontos dhe Raporti i Auditorit të Brendshëm janë dy dokumentet më se paku të publikuara nga komunat”, thuhet në komunikatë.

Indeksi i transparences buxhetore publikohet në baza vjetore nga Instituti GAP dhe përveç vlerësimit, ai përmban rekomandime konkrete se si mund të përmirësohet transparenca buxhetore për secilën komunë

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?