Futbollistët shqiptarë në pazar: Hysaj, Cikalleshi, Grezda e të tjerë

Futbollistët shqiptarë në pazar: Hysaj, Cikalleshi, Grezda e të tjerë

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj është kthyer prej sezonesh në një garanci për prapavijën e Napolit, por ky sezon duket se do të jetë i fundit, që shkodrani zhvillon me skuadrën e drejtuar nga trajneri Ancelotti. Përpjekjet për rinovimin mes klubit të Serie A dhe lojtarit kuqezi janë ndërprerë, për shkak të […]

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj është kthyer prej sezonesh në një garanci për prapavijën e Napolit, por ky sezon duket se do të jetë i fundit, që shkodrani zhvillon me skuadrën e drejtuar nga trajneri Ancelotti.

Përpjekjet për rinovimin mes klubit të Serie A dhe lojtarit kuqezi janë ndërprerë, për shkak të direktivave nga drejtuesit dhe stafi teknik, që nuk e kanë më në plan shqiptarin për të ardhmen.

Chelsea, që e ndjek prej kohësh Hysajn, po kërkon ta blejë që në merkaton e këtij dimri, për shkak se rrezikon një bllokadë nga FIFA, që mund ta penalizojë për një vit. Për shkak të kësaj, “blutë” e Londrës duan të firmosin me shkodranin dhe ta lënë në huazim deri në qershor.

Hysaj vlerësohet rreth 50 milionë euro.

Edhe Sokol Cikalleshi, me shumë gjasa nuk do ta përfundojë sezonin aktual me fanellën e skuadrës së Göztepesë në kampionatin turk të futbollit.

“Bomberi” shqiptar nuk ka përmbushur pritshmëritë e klubit dhe trajnerit Kemal Ozdesh, e për këtë arsye ka përfunduar para kohe në merkaton e dimrit, së bashku me Gufran, lojtarë që do të largohen për t’i bërë vend “meremetimeve” të drejtuesve në janar, shkruan “TCH”.

Cikalleshi, që gjendet prej muajsh jashtë orbitës së trajnerit të Kombëtares shqiptare, tani shkarkohet “de facto” edhe nga klubi që synon kupat europiane.

Ndërkohë, Eros Grezda është vendosur në qendër të kritikave nga ana e tifozëve të Rangers, pas paraqitjeve të dobëta që prej transferimit të bujshëm në muajin shkurt.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po cilësohet një shpenzim pa vlerë i klubit skocez, aq sa po kërkohet shitja e tij në janar, e madje edhe shkëputja e kontratës.

Glasgow Rangers fituan ndeshjen e fundit me Middleton, por Grezda u zëvendësua pas një pjese lojë nga trajneri Gerrard, ndërsa loja e tij u vlerësua si zhgënjyese.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?