Frashër Krasniqi: LDK dhe LVV po na xhelozojnë, ne po i realizojmë kërkesat e kahmotshme të opozitës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi tregoi arsyet pse kjo parti është përfshirë në ‘luftë fjalësh’ me opozitën. “Prej Vetëvendosjes dhe LDK-së jemi në shënjestër për shkak të xhelozisë dhe inateve partiake. Xhelozi sepse PSD-ja po i realizon krejt kërkesat që i ka pasur opozita”, ka thënë ai në […]
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi tregoi arsyet pse kjo parti është përfshirë në ‘luftë fjalësh’ me opozitën.
“Prej Vetëvendosjes dhe LDK-së jemi në shënjestër për shkak të xhelozisë dhe inateve partiake. Xhelozi sepse PSD-ja po i realizon krejt kërkesat që i ka pasur opozita”, ka thënë ai në Klan Kosova.
“Prej kur është themeluar kjo qeveri, vetëm një sukses nëse e kanë pasur si opozitë ne tërhiqemi”.
Krasniqi gjithashtu komentoi edhe mesazhet e deputetëve të PSD-së, për të cilat tha se nuk kanë qenë pazare por çështje negocimi. Ai shtoi është mjaft i kënaqur në këtë parti dhe se mesazhet ku flitet largimi nga PSD-ja kishin të bënin me një person tjetër.
Sipas Kransiqit, pati edhe një mesazh për Vetëvendosjen, përderisa komentoi publikimin e videos se Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.
“Kemi dashur t’ju themi se me dashtë me e banalizu muhabetin edhe debatin edhe na kemi çka flasim edhe çka qesim edhe ne mundemi me i publiku të gjitha videot”.
“Leni këto diskutime banale. Lëne të kaluarën, le të sillemi si subjekte serioze që kanë strategji serioze dhe të ecim para. E ftoj VV-në edhe LDK-në që të bëhen pjesë e dialogut. Vetëm në këtë mënyrë mund ta faktorizojmë opozitën në dialog”./Periskopi












