Flet Islam Pacolli pas kërcënimit që mori

Deputeti i Kuvendit të Kosovës është kanosur gjatë ditës së djeshme nga një person. Pacolli ka thënë se ai dhe familja e tij është kanosur përmes një SMS në telefon. “Kanosja ka qenë përmes SMS dhe ka qenë jashtëzakonisht shqetësuese.Unë e kam paraqitur rastin në polici pasi që jam kanosur unë dhe familja ime”, tha […]
Pacolli ka thënë se ai dhe familja e tij është kanosur përmes një SMS në telefon.
“Kanosja ka qenë përmes SMS dhe ka qenë jashtëzakonisht shqetësuese.Unë e kam paraqitur rastin në polici pasi që jam kanosur unë dhe familja ime”, tha Pacolli për kallxo.com.
Ai tutje ka shtuar se nga informacionet që ka, personi i cili e ka kanosur atë, e i cili sipas tij është i njohur për policinë ende nuk është dorëzuuar në polici.
“Rasti është praqitur në polici dhe mendoj se është detyrë e organeve të drejtësisë të merren me të”, u shpreh Pacolli.
Policia e Kosovës sot gjatë ditës ka raportuar për rastin një fjalë përmes raportit 24-orësh, por pa dhënë detaje shtesë.
Megjithatë, Periskopi mëson se bëhet fjalë për rastin e njëjtë.
‘Me 30.11.2018 ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se, përmes rrjeteve sociale ka pranuar një mesazh kërcënues nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar’, është thënë nga Policia.












