Fjalët fyese mund të shkatërrojnë neuronet tek fëmijët

Fjalët fyese mund të shkatërrojnë neuronet tek fëmijët

Pediatria Catherine Gueguen shpjegon zbulimet e shkencës në trurin e fëmijëve. Dhe në ç’mënyrë punimet e saj mbrojnë parimet e edukimit dashamirës. Përse zbulimet e reja mbi trurin do të ndryshojnë mënyrën e edukimit të fëmijëve? Studiuesit e shekullit XXI na thonë se ajo që ndihmon zhvillimin e mirë të fëmijës është: një marrëdhënie dashamirëse, […]

Pediatria Catherine Gueguen shpjegon zbulimet e shkencës në trurin e fëmijëve. Dhe në ç’mënyrë punimet e saj mbrojnë parimet e edukimit dashamirës.

Përse zbulimet e reja mbi trurin do të ndryshojnë mënyrën e edukimit të fëmijëve?

Studiuesit e shekullit XXI na thonë se ajo që ndihmon zhvillimin e mirë të fëmijës është: një marrëdhënie dashamirëse, empatike, mbështetëse. Sepse një qëndrim i tillë i lejon trurit, shumë i brishtë, të evoluojë në mënyrë optimale.

Lidhjet afektive ndikojnë aftësitë e kujtesës, të të mësuarit, të të menduarit, por edhe aftësitë relacionale, emocionet, ndjenjat. Ato modifikojnë sekretimin e molekulave cerebrale, zhvillimin e neuroneve. Gjithashtu rregullimin e stresit, madje edhe aftësinë për të vepruar të disa gjeneve.

Psikiatri John Bowlby, thoshte se nevoja për atashim ishte vitale për fëmijën, neuroshkenca e ka konfirmuar këto 10 vitet e fundit.

Përse përbën një revolucion?

Shumica e prindërve janë rritur me kërcënime, të detyruar të veprojnë sipas rregullit të famshëm “ Po numëroj deri në tre: 1,2…”. Kështu që edhe ata vetë e zbatojnë këtë lloj dhune, pa imagjinuar pasojat psikologjike por edhe ato fiziologjike . “Sa i ngathët je!”, “Je i padurueshëm”, këto fjalë fyese, të përsëritura shpesh, mund të shkatërrojnë neuronet, në strukturat kryesore të trurit.

Çfarë kemi mësuar tjetër duke vëzhguar mënyrën si funksionon truri i fëmijëve?

Shkenca na tregon se duhet të heqim dorë nga bindja se zemërimet e fëmijës janë të qëllimshme. “Tekat” nuk ekzistojnë! Këta fëmijë i quajmë “tiranë”, ndërkohë që ata janë thjesht të paaftë të menaxhojnë emocionet e tyre, para moshës 5 ose 7 vjeç.

Një nga zbulimet e mëdha të neuroshkencës është që i vogli nuk mund të qetësohet vetë. Kur një fëmijë 18 muajsh shtrihet në tokë, këtë nuk e bën për të manipuluar prindërit, për të arritur qëllimet. Ai përjeton një stuhi emocionale që është më e fortë se ai. Prindërit e tij thonë “Nuk duhet të lëshojmë pe”, a thua se bëhet fjalë për një raport forcash ku duhet të dalin ata të fituar.

Në fakt, puna qëndron ndryshe. Duhet të qëndrojmë pranë fëmijës për të gjetur fjalët për atë që ai ndien, për ta qetësuar, ngushëlluar. Por pa iu nënshtruar të gjitha dëshirave të tij, nëse këto të fundit nuk janë të justifikuara.

Ku ta gjejnë prindërit dashamirësinë kur bota jashtë është kaq e ashpër?

Ata duhet të rrethohen nga një rreth familjar edhe ai i ngrohtë dhe dashamirës. Duhet qëndruar larg njerëzve toksikë, duke filluar nga bashkëshorti, nëse ai është i dhunshëm.

Nuk duhet “të qëndrojmë të martuar për shkak të fëmijëve” siç thuhej në brezin e mëparshëm. U këshilloj gjithashtu prindërve të trajnohen nëpër stazhe ose me libra mbi komunikimin pa dhunë, një metodë që bën të mundur krijimin e marrëdhënieve më të harmonizuara. Dhe sidomos, prindërit të mos e harrojnë veten.

 

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar