Familjarët e Valdet Zekajt nga “Grupi Kumanova”, reagojnë ndaj Hykmete Bajramit (Video)

eputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hykmete Bajrami në seancën e djeshme të Kuvendit, e ka quajtur skandal vendimin e Qeverisë Haradinaj për ndarjen e mjeteve për familjet e të dënuarve dhe të vrarëve në ngjarjet e Kumanovës. “Janë mbi 50 vendime të Qeverisë, nga më skandalozet, ku ndahen para qoftë për të quar […]
eputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hykmete Bajrami në seancën e djeshme të Kuvendit, e ka quajtur skandal vendimin e Qeverisë Haradinaj për ndarjen e mjeteve për familjet e të dënuarve dhe të vrarëve në ngjarjet e Kumanovës.
“Janë mbi 50 vendime të Qeverisë, nga më skandalozet, ku ndahen para qoftë për të quar veteranët në deti ose në baja pas 20 viteve, qoftë kur ndahen para familjeve të akuzuarve për terrorizëm në ‘Rastin Kumanova’”, ka deklaruar Hymete Bajrami.
Në anën tjetër familjarët e Valdet Zekës, i dënuar me burgim të përjetshëm pas ngjarjeve në Kumanovë, ndjehen të indinjuar pas fjalimit të deputetes Hykmete Bajrami.
“Hykmetja mbrëmë ka folur fjalë që mund t’i quaj marri. Ajo përmend një ndihmë që kryeministri Haradinaj u ka dhënë çlirimtarëve. Gabon Hykmetja kur ata i quan terroristë, sepse nëse ata janë terroristë atëherë e gjithë Ushtria Çlirimtare janë të tillë”, deklaron për RTV Dukagjinin Smajl Zekaj, babai i Valdetit, përcjell Telegrafi.












