Familja Bajrami hap dyert për ngushëllim për djalin 13-vjeçar që vdiq dje në aksident

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në Skenderaj, ku humbi jetën E.B 13 vjeç dhe motra e tij mbeti e lënduar por jashtë rrezikut për jetë. Familja Bajrami nga Klina e Ulët sot ka hapur dyert për ngushëllim. Klan Kosova ka siguruar fotografi nga pritja e njerëzve që shkonin për ngushëllime.













