Fajon shuan shpresat e kosovarëve që duan liberalizim: S’ka heqje vizash

Fajon shuan shpresat e kosovarëve që duan liberalizim: S’ka heqje vizash

Tanja Fajon, deputete Parlamentit Europian dhe raportuese për vizat në këtë institucion ka konfirmuar se Austria, si kryesuese e BE-së, nuk do ta fusë në rend të ditës votimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke e cilësuar situatën si “frustuese”, raporton Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe. Fajon, sipas këtij burimi, ka shfaqur […]

Fajon, sipas këtij burimi, ka shfaqur drojën se ky skenar do të përsëritet edhe gjatë kryesimit të ardhshëm nga Rumania, vendi që nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Sipas Tanja Fajonit, asnjë nga vendet që do të kryesojnë gjatë dy vjetëve të ardhshme nuk do të jetë në gjendje ta përfshijë në rend të ditës çështjen e vizave për Kosovën.

Ajo ka paralajmëruar se sonte bashkë me Eduard Kukanin do të dërgojë letër në emër të grupit të eurodeputetëve dhe do të kërkojë nga BE që brenda një afati sa më të shkurtër të përmbushë pjesën e vet të premtimit, aq më parë se bëhet fjalë për kredibilitetin e institucioneve të BE-së.

“Qytetarët e Kosovës janë me të drejtë të zemëruar”, është shprehur Tanja Fajon, duke fp;ir për ndërlidhjen në Ballkanin Perëndimor në konferencën e organizuar think-tank, Friends of Europe.

“Unë do t’i tregoj me gisht qeveritë e BE-së që nuk janë në gjendje të përmbushin premtimet”, ka thënë ajo.

Ministrat e punëve të brendshme të vendeve anëtare të BE-së mblidhen me 6 dhjetor në Bruksel.

Politikanë shqiptarë shpresonin që në këtë mbledhje ministrat do të votonin për rekomandimin e Komisonit Europian që të hiqet regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Kryesimi nga Austrtia nuk do ta përfshijë në rendin e ditës këtë çështje për votim, meqë nuk ka vullnet politik të mjaftueshëm që të votohet heqja e regjimit të vizave për Kosovën, rikujton Rel në gjuhën serbe.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?