Euro po bie: Nëse trendi vazhdon, mijëra shqiptarë do të mbeten pa punë

Euro po bie: Nëse trendi vazhdon, mijëra shqiptarë do të mbeten pa punë

Sipas shifrave të fundit të INSTAT, eksporti i tekstileve dhe këpucëve u rrit me bazë vjetore me 2,9 pikë përqindje në nëntor, por biznesi fason thotë se zhvlerësimi i euros i ka zeruar fitimet e tyre. Sajmir Bidaj i Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve, shprehet: “Pasojat e zhvlerëismit të euros me rreth […]

Sipas shifrave të fundit të INSTAT, eksporti i tekstileve dhe këpucëve u rrit me bazë vjetore me 2,9 pikë përqindje në nëntor, por biznesi fason thotë se zhvlerësimi i euros i ka zeruar fitimet e tyre.

Sajmir Bidaj i Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve, shprehet: “Pasojat e zhvlerëismit të euros me rreth 9% brenda vitit 2018 kanë çuar në zhvlerësimin e faturimeve bruto të sektorit me 9%. Ne tani jemi në kushtet që jemi duke punuar pa fitim”.

Përveç zhvlerësimit të euros, sektori i fasonerisë së veshjeve dhe këpucëve gjendet në vështirësi për shkak mosrimbursimit në kohë të TVSH-së. Drejtuesit e Dhomës Kombëtare thonë se që kjo gjendje i ka asfiksuar financat e tyre:

“Që nga muajt e parë të këtij viti që është bllokuar rimbursimi i TVSH-së. Kjo ka bllokuar fondet tona dhe sidomos marrëdhëniet tona me kontraktorët janë totalisht të bllokuara, nuk arrijmë dot të operojmë më, të gjithë likuditetet kanë përfunduar”.

Prodhuesit e veshjeve dhe këpucëve kërkojnë që qeveria të ndërhyjë për të lehtësuar vazhdimin e aktivitetit të tyre:

“Masa që mund të bëjë uljen e tatimeve ose rritjen e pagës minimale të tatueshme edhe subvencione të ndryshme, ulja në drejtim të energjisë elektrike, karburanteve etj. Pra, masat mund t’i diskutojë qeveria se ku e shikon të mundshme për të ndërhyrë”.

Fasonët thonë se kanë mbi 40 mijë të punësuar dhe vazhdimi i kësaj situate do të sjellë shkurtimin e vendeve të punës dhe mbylljen e bizneseve:

“Nuk mbetet një perspektivë, shkurtime të vendeve të punës dhe mbyllja e këtyre kompanive nuk mbetet në këto kushte një perspektivë është një emergjencë dhe një situatë që pritet të ndodhë shumë shpejt”./tch

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?