Ekskluzive! Pamje nga grabitja e armatosur në Fushë Kosovë, tre persona me maska morrën paratë

Sot rreth orës 18:00 ka ndodhur një plaçkitje e armatosur ndaj një institucioni mikro-frinanciar në Fushë-Kosovë. Rastin për Metron e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e nevojshme policore dhe po merren me rastin. ‘Rreth orës 18:00 kemi pranuar […]
Sot rreth orës 18:00 ka ndodhur një plaçkitje e armatosur ndaj një institucioni mikro-frinanciar në Fushë-Kosovë.
Rastin për Metron e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e nevojshme policore dhe po merren me rastin.
‘Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një institucion mikro financiar në Fushë-Kosovë’, ka thënë ajo.
Derisa në një video të siguruar nga indeksonline, shihen tre persona të maskuar duke dalë nga ky institucion, ku më pas hyjnë në veturë. /Periskopi












