Efekti ‘boomerang’ i shuplakave ndaj fëmijëve

Efekti ‘boomerang’ i shuplakave ndaj fëmijëve

Ka shume faktorë që “nxisin”përdorimin e dënimeve fizike kundrejt fëmijëve, mes të cilave: të mësuarit me një edukim të bazuar mbi shuplakat nga prindërit dikur, predispozitë për të përdorur forcë fizike, si dhe nga vetë kultura, së cilës i përkasim. Shpesh dënimi fizik vjen kur vetë prindi gjendet në një situatë të thellë emocionale trishtimi […]

Ka shume faktorë që “nxisin”përdorimin e dënimeve fizike kundrejt fëmijëve, mes të cilave: të mësuarit me një edukim të bazuar mbi shuplakat nga prindërit dikur, predispozitë për të përdorur forcë fizike, si dhe nga vetë kultura, së cilës i përkasim.

Shpesh dënimi fizik vjen kur vetë prindi gjendet në një situatë të thellë emocionale trishtimi ose inati turfullues, të cilat kanë tendencën të ulin pragun e vetëkontrollit. Kjo gjë mund të vijë dhe nga dështimi i strategjive edukative që kemi përdorur me fëmijët.

Cilat janë pasojat e dënimeve fizike?

– Në zhvillim: Pjesa më e madhe e fëmijëve që pëson dënime fizike për shkak të sjelljes agresive, zhvillon një agresivitet akoma më të madh në të ardhmen; ashtu si e tregon edhe një studim i Murray Straus studiues shkencor ne Universitetin New Hampshire, i cili thotë se: shuplakat janë të lidhura me një rritje të sjelljeve të këqija të fëmijës dhe është e kundërta e asaj që të gjithë mendojnë.

Këto rezultate janë koherente me një numër të madh studimesh, thotë Straus, i cili ka analizuar tendencat kriminale të studentëve universitar në 15 vende duke përdorur 9 matës së kriminalitetit.

– Zhvillimi i inteligjencës  – Zhvillimi i inteligjencës dhe i aftësive konjitive, duket se pëson dëmtime nëse fëmija është rrahur me shuplaka kur ka qenë i vogël. Këtë e vë në dukje një studim, rezultatet e të cilit u bënë publike në San Diego me rastin e Konferencës Internacionale të Dhunës, Abuzimit dhe Traumës.

Sipas këtij kërkimi, kur fëmijët kanë pësuar dhunë fizike, janë të destinuar të kenë një koeficient intelekti më të ulët në raport me fëmijët tjerë. Sipas autorit të këtij kërkimi, edhe pak raste goditjesh me shuplaka në të ndenjura, mund të ndikojnë dhe të sjellin një ngadalësim në zhvillim dhe në aftësitë konjitive të fëmijës. E gjitha kjo tregon se, truri ynë, nuk mbetet indiferent ndaj atyre elementeve që duken se i përkasin vetëm situatave të dimensionit fizik dhe trupor.

Mos e dënoni fëmijën

Fëmijën e dënojmë në mënyrë që të sjellim një korrigjim, por në të vërtetë ai përvetëson krejt tjetër gjë…mëson se problemet mund të zgjidhen me dhunë dhe nëse ne, edukatorët dhe prindërit e tyre, duam t’iu mësojmë fëmijëve vetëkontrollin nëpërmjet dënimeve fizike, marrim tërësisht një rezultat të kundërt, njësoj si rezultati kur lëshojmë një ‘boomerang’, i cili kthehet mbrapa.

Fëmija mëson që udhëheq “ligji i më të fortit” dhe mendon se është e drejtë t’i keqtrajtosh fëmijët më të vegjël.

Kujtojmë gjithashtu që, keqtrajtimi i fëmijëve rrit mundësinë që kur të jenë të rritur, të kenë një koeficient të ulët të inteligjencës, më pak vetëkontroll, mund të zhvillojnë tendenca për t’i thyer rregullat, vetëvlerësim të ulët, marrëdhënie jo të mira, mund të jenë subjekt ndaj depresionit dhe shumë më tepër, me predispozite për t’i dhunuar ata fëmijët e tyre, kur të jenë prindër vetë ata.

Dhe e fundit që duhet të kujtojmë është se, edhe disa shuplaka në të ndenjura, konsiderohen një agresion i vërtetë fizik ndaj fëmijës./Botasot

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar