Edhe Visar Ymeri e pranon se PDK po u nxjerr telashe për ekipin, shkaku i Thaçit

Edhe Visar Ymeri e pranon se PDK po u nxjerr telashe për ekipin, shkaku i Thaçit

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, ka thënë se përmes rezolutës së propozuar për procesin e dialogut me Serbinë synohet që ky proces të kthehet në binarë. “Ne si PSD e kemi parë edhe një mundësi për ta kthyer procesin në binarë për së mbari. E kemi parë edhe një nevojë që mënyrë që Republikës së […]

“Ne si PSD e kemi parë edhe një mundësi për ta kthyer procesin në binarë për së mbari. E kemi parë edhe një nevojë që mënyrë që Republikës së Kosovës në dialogu t’i kthehet dinjiteti dhe parimësia, sepse ky proces i Brukselit që ka nisur në 2011 ka pasur disa funde por ende nuk ka përfunduar. Kosova nuk ka pasur as edhe një paraqitje dinjitoze. Procesi i dialogut është një prej proceseve që paraqet rrezik të madh për Republikën e Kosovës dhe si i tillë duhet të trajtohet me seriozitet. Duhet të bëhet një proces ku Kosova duhet të fitojë dhe jo vetëm të jetë aprovuese e marrëveshjeve”, ka thënë Ymeri, njofton Klan Kosova.

“Ideja ka qenë qe përmes rezolutës të themelohet delegacioni shtetëror dhe të ravijëzohet procesi i dialogut. Në njërën anë është platforma shtetërore që paraqet kriteret parimet dhe mandatin e  përgjithshëm politik për atë se çfarë synon Republika e Kosovës përmes këtij dialogu dhe në anën tjetër është ligji që e themelon procedurën e vendimmarrjen për delegacionin shtetëror dhe marrëdhëniet që ky delegacion do ta ketë me institucionet tjera të Republikës së Kosovës”.

Ymeri ka thënë dokumentin për rezolutën dhe ligjin për dialogun i kanë përpiluar bashkë me Nismën dhe Alternativën, por që më vonë për të janë dakorduar edhe AAK dhe PDK.

“Të gjithë kanë qenë dakord për atë tekst të ligjit. Por ende nuk kemi një përgjigje definitive nga PDK. Kemi pasur dakordancë në nivel të kryetarëve të grupeve për tekstin dhe ligjin” është shprehur Ymeri në Zona B.

“Mendoj që vërtet në këtë proces negociator çfarë synon të arrijë PSD nëse përfshihet në delegacionin e dialogun është ta vendosin dialogun në binarët e normales. Përmes ligjit dhe themelimit të delegacionit dialogu me Serbinë unifikohet në një zë të përbashkët institucional që deri tash nuk ka ndodhur. Për ta pasur një proces të mirëfilltë të dialogut dhe të fitojë atë që synon duhet të ketë një unifikim të zërave institucional”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?