Edhe Nexhat Daci mendon si Zeka: BE nuk pranon asgjë ndryshe nga judeo-kristianizmit (Video)

Kryetari i Akademisë së Shkencave Arteve të Kosovës, Nexhat Daci muajin e kaluar kishte thënë se taksa ndaj produkteve serbe nga Qeveria e Kosovës është një punë e mbarë. “Bashkimi Evropian kurrë nuk ka qenë i ndjeshëm ndaj kërkesave tona. Ndërsa gjithmonë kur Serbia ka shtyrë diçka në agjendë ka gjetur mbështetje në Evropë. Por, […]
Kryetari i Akademisë së Shkencave Arteve të Kosovës, Nexhat Daci muajin e kaluar kishte thënë se taksa ndaj produkteve serbe nga Qeveria e Kosovës është një punë e mbarë.
“Bashkimi Evropian kurrë nuk ka qenë i ndjeshëm ndaj kërkesave tona. Ndërsa gjithmonë kur Serbia ka shtyrë diçka në agjendë ka gjetur mbështetje në Evropë. Por, edhe liderët tanë kanë një pjesë të madhe të përgjegjësisë, për shkak se kanë menduar se duhet të sillemi ashtu në Evropë”, tha Daci.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, në një intervistë në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se Evropa është ndërtuar në bazë të teorisë së judeo-kristianizmit, dhe çdo gjë që del nga ky kontekst është vështirë të pranohet.
“Evropa është ndërtuar, jeton dhe vepron në bazë të teorisë së judeo-kristianizmit dhe çdo element që nuk është në këtë fundament, shumë vështirë përpihet në strukturat e BE-së”, tha ai.












