Edhe Limaj e lutë Surroin t’i bashkohet ekipit, flasin për fazën finale të dialogut

Edhe Limaj e lutë Surroin t’i bashkohet ekipit, flasin për fazën finale të dialogut

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, është takuar sot me publicistin Veton Surroi dhe drejtorin Ekzekutiv të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur, Luan Shllakun. Limaj ka bërë me dije se në këtë takim është biseduar për fazën finale të dialogut Kosovë- Serbi dhe sipas tij, bashkërisht kanë konstatuar se Kosovës, si kurrë më parë, i […]

Limaj ka bërë me dije se në këtë takim është biseduar për fazën finale të dialogut Kosovë- Serbi dhe sipas tij, bashkërisht kanë konstatuar se Kosovës, si kurrë më parë, i duhet krijimi i konsensusit sa më të gjerë për këtë çështje.

Dialogu, sipas Limajt, është temë nacionale dhe do të duhej një gjithëpërfshirje dhe konsensus sa më i gjerë, në mënyre që të arrihet një marrëveshje, e cila pranohet nga të gjithë dhe implementohet nga kushdo që është në pushtet.

Postimi i plotë i Limajt në Facebook:

Bashkë me shefin e Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, sot zhvilluam një takim me publicistin Veton Surroi dhe drejtorin ekzekutiv të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur, Luan Shllakun. Biseduam për fazën finale të dialogut me Serbinë dhe ishte konstatim i përbashkët se Kosovës, si kurrë më parë, i duhet krijimi i një konsensusi sa më të gjerë për këtë çështje.

Dialogu është temë nacionale dhe do të duhej një gjithëpërfshirje dhe konsensus më i gjerë, në mënyre që të kemi një marrëveshje e pranueshme nga të gjithë dhe të jetësohet në praktikë. Ne synojmë që të gjitha kapacitetet tona, resurset tona njerëzore, profesionale e politike t’i angazhojmë së bashku, për shkak se për Kosovën është jetike që në fazën finalë të jenë të përfshirë të gjithë aktorët politikë, shoqëria civile dhe intelektualë të cilët dinë çka duhet bërë, në mënyre që të kemi një marrëveshje sa më të mirë.

Përgëzoj KFOS-in për përpjekjet që po i bën për arritjen e një konsensusi ndërpartiak në këtë fazë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?