Edhe Bekim Jashari si Agim Bahtiri, mendon ta bashkojë Mitrovicën me peticion

Edhe Bekim Jashari si Agim Bahtiri, mendon ta bashkojë Mitrovicën me peticion

I pari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se si kryetar Komune e përkrah inicimin e procedurës për ndryshim-plotësimin e Ligjit për kufijtë administrativë të komunave, me qëllim të bashkimit të Mitrovicës. Në këtë mënyrë, Bekim Jashari e përkrah nismën e ndërmarrë nga kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri. “Sot ka filluar edhe […]

I pari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se si kryetar Komune e përkrah inicimin e procedurës për ndryshim-plotësimin e Ligjit për kufijtë administrativë të komunave, me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.

Në këtë mënyrë, Bekim Jashari e përkrah nismën e ndërmarrë nga kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri.

“Sot ka filluar edhe zyrtarisht mbledhja e nënshkrimeve në Mitrovicë, dhe ne si institucione lokale do ta përkrahim peticionin për bashkimin e qytetit”, ka shkruar Bekim Jashari në profilin e tij në Facebook.

Me kërkesën e kryetarit Agim Bahtiri sot në Mitrovicë ka filluar nënshkrimi i peticionit për inicimin e procedurës për ndryshim – plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-041 për kufijtë administrativë të komunave me qëllim të bashkimit të komunës së Mitrovicës Veriore me komunën e Mitrovicës Jugore.

Pas dorëheqjes së kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri kishte dalë me idenë për ndryshimin e Ligjit për kufijtë administrativ të komunave më qëllim bashkimin e Mitrovicës.

Bahtiri për këtë ka marrë mbështetjen nga Kuvendi Komunal, por MAPL e ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës.

Në një mbledhje urgjente të Kuvendit Komunal, që është mbajtur sot, Agim Bahtiri vendimin e Ministrisë së Administratës Publike e ka quajtur “skandaloz”, duke e ftuar që ta rishqyrtojë atë.

“Sot kemi ardhur t’i themi MAPL’së që keni gabuar plotësisht dhe ky është një vendim skandaloz. Ne kemi bërë një kërkesë në Qeverinë e Kosovës dhe ajo është shumë legjitime dhe i ftoj ministrinë që t’i rishqyrtojë dhe të mos na lë në fund të rrugës”, tha ai.

Sipas tij, kjo nuk është vetëm iniciativë e tij por e të gjithë krerëve shtetëror me çka është shprehur i bindur që do të ketë sukses./Periskopi

=

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?