Edhe Albin Kurti komenton mesazhet e deputetëve që u publikuan dje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar disa mesazhe që dolën dje në publik, ku protagonistë ishin disa deputetë të PSD’së dhe disa nga koalicioni qeverisës, rreth votimit të Buxhetit 2019. “Kësaj tentative hileqare arritëm t’ia kuptojmë tërësisht të vërtetën vetëm dje kur i pamë në media të botuara mesazhet e tyre. Ndonëse mund […]
“Kësaj tentative hileqare arritëm t’ia kuptojmë tërësisht të vërtetën vetëm dje kur i pamë në media të botuara mesazhet e tyre. Ndonëse mund ta kuptosh të vërtetën si orientim kur e kupton të vërtetën në saktësinë e përmbajtjes së saj, atëherë ky është një zhvillim i ri. Kjo e vërtet nuk na gëzon aspak, përkundrazi na hidhëron. Trishtohemi që parashikimet tona po dalin të sakta e kushdo që po del prej Vetëvendosjes po përfundon në prehër të PDK-së. I pata lutur të qëndrojnë në Lëvizje por paskam qenë i pa shpresë për projektin e tyre, ashtu siç u bënë të pa shpresë ata si për të gjithë të tjerët ashtu edhe për vetën e tyre”, ka thënë Kurti, duke iu referuar mesazheve të publikuara dje nga KosovaPress.
Kurti deputetët e PSD’së i ka quajtur ‘borxhlinj’ të Thaçit e Kadrisë.
“Mesazhet e publikuara tregojnë se 12 deputetët tashmë Thaçi i paska blerë, e tashmë këta janë borxhlinj të Thaçit e Kadris. Tani ata flasin si Kadria dhe mbështesin Thaçin. Po ashtu, Thaçi e Veseli e kanë shfrytëzuar edhe lakminë e AAK-së dhe Nismës për pushtet që të shuajnë mospajtimet e tyre e ti përfshijë në dialog”, tha ai.
Kurti vazhdoi me kritikat ndaj qeverisë për zhvillimin ekonomik, duke thënë se të gjithë buxhetin e kanë orientuar në asfalt, pasi aty mund të vjedhin.












