Trump: Ne kemi qëndruar për 7 vjet në Siri, në vend të 3 muajve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se ushtria amerikane do të kthehet në shtëpi nga Siria, pas shtatë vjetësh qëndrimi, ku duhej të qëndronte vetëm tre muaj. “Kur u bëra president, Shteti Islam ishte duke u shkatërruar, dhe tani ID është mposhtur gjerësisht, dhe vendet e tjera aty pranë, përfshirë Turqinë, duhet të jenë […]
“Kur u bëra president, Shteti Islam ishte duke u shkatërruar, dhe tani ID është mposhtur gjerësisht, dhe vendet e tjera aty pranë, përfshirë Turqinë, duhet të jenë në gjendje të kujdesen për atë që ka mbetur”, ka shkruar Trump në Twitter.
Trump ditë më parë ka urdhëruar që trupat amerikane në Siri të tërhiqen. Madje këtë gjë e kishte bërë pa u konsultuar me James Mattis, i cili tashmë ia ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga posti i sekretarit amerikan të Mbrojtjes./Periskopi/












