​Protestojnë studentët – kërkojnë anulimin e tarifave

Në ditën e dytë, protestës së studentëve të Fakultetit të Arkitekturës, Urbanistikës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit u janë bashkuar edhe studentë të fakulteteve të tjera, me kërkesën për anulimin e vendimit që tarifon kreditet për provimet përsëritëse. Revolta e studentëve doli jashtë dyerve të universiteteve dhe shkoi pranë Ministrisë së Arsimit. Hedhjen e stilolapsave studentët […]

Revolta e studentëve doli jashtë dyerve të universiteteve dhe shkoi pranë Ministrisë së Arsimit.

Hedhjen e stilolapsave studentët e quajtën akt simbolik, si dhe zemërimin e akumuluar me jetën universitare e shprehën me gjuajtjen e godinës së ministrisë me vezë.

Zv/ministrja e arsimit, Besa Shahini, doli jashtë godinës duke kërkuar një përfaqësi nga studentët për të dëgjuar kërkesat e tyre.

“Çdo përfaqësues që mund të futet aty është i shantazhueshëm. Cilido nga ne mund të pësojë presion po u fut aty. Ne nuk futemi aty. Ajo që kemi për të thënë ne është ky takimi këtu”, thanë studentët.

Dhe u largua pa u rënë në dakordësi. Vendin e saj e zëvendësoi një qytetar i thjeshtë, që përgëzoi reagimin e studentëve.

Nga ana tjetër, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në një deklaratë për mediat ka reaguar për protestën: “Kërkojë anulimin e një pike të një VKM-je, por që nuk ka hyrë në fuqi për këta studentë”.

Edhe kryeministri Edi Rama në Twitter, në mbështetje të fjalës së ministres Nikolla, i ka pasuar përgjegjësinë universiteteve që të rishikojnë vendimin e Këshillit të Ministrave./TCh/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?