Isufi tallet me seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, e quan jo serioze

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, e ka quajtur jo serioze seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, duke iu referuar kështu nënshkrimeve të mëhershme, të cilat sipas tij ishin të manipuluara, e po ashtu edhe rezolutës, ku tha se përmenden zgjedhjet. Ai këto komente i bëri në […]
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, e ka quajtur jo serioze seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, duke iu referuar kështu nënshkrimeve të mëhershme, të cilat sipas tij ishin të manipuluara, e po ashtu edhe rezolutës, ku tha se përmenden zgjedhjet.
Ai këto komente i bëri në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur nga opozita, pas mos liberalizimit të vizave për vendit tonë këtë vit.Isufi kërkoi të mos përmenden data në lidhje me liberalizimin e vizave, duke thënë se krejt kjo varet nga BE-ja dhe jo nga Kosova.
Ndryshe, komisionari evropian për Zgjerim Johaness Hahn gjatë vizitës së djeshme në Kosovë tha se heqja e regjimit të vizave nuk do të ndodhë deri në vitin 2020, madje i porositi kosovarët të mos mbahen peng i datave, duke aluduar se ky proces mund të merr kohë edhe më shumë.












