E konfirmon edhe Ahmeti, deputetët e PDK’së mund t’ia kthejnë shpinën shkaku i Thaçit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka pranuar se edhe Partia Demokratike e Kosovës ka hezitime lidhur me Ligjin për Negociatat dhe Projektrezolutën për Ekipin negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë. Ashtu siç raportoi Periskopi sot gjatë ditës, bëhet e ditur se ka shqetësime brenda PDK-së për rolin që do të ketë presidenti Hashim […]
Ahmeti në Rubikon të KTV’së, foli për hezitimin e PDK’së, por sipas tij, Thaçi më nuk mund të vazhdojë t’i udhëheq negociatat pasi nuk ka mandat as ligjor e as politik.
“Edhe Thaçi e din që s’mundet me vazhdu ashtu. As pala tjetër nuk të merr parasysh. Thaçi s’ka mandat ligjor, as politik për të negociuar me Serbinë”, tha Ahmeti.
Periskopi sot po ashtu raportoi se Ligji mbi Negociatat dhe Projekt Rezoluta për Ekipin negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, mund të mos vihet fare në votim sonte në Kuvend.
Kjo ngase pozita nuk i ka sqaruar dilemat që ka në lidhje me mbajtjen e seancës për këtë qëllim sonte.
Kjo për faktin se fillimisht Thaçi nuk do të jetë më udhëheqës i dialogut por këtë do ta bëjë ekipi negociator.
Ky ekip do të ketë në krye Fatmir Limajn e Nismës dhe Shpend Ahmetin e PSD-së.
Përveç hezitimit të PDK’së, Ahmeti tha se nuk po mund ta kuptojë as hezitimin e dy partive të tjera opozitare – VV e LDK.
“Veç nëse e ka Vetëvendosja inatin që i ka ardhur prej PSD-së”, ka thënë Ahmeti./PERISKOPI












