“Duhet të gjendet babai i fëmijës që ia rrezikoi jetën një vajzë 13 vjeçare të shkollës fillore”

Burri i 13-vjeçares që lindi ditën e hënë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sipas ligjeve në fuqi pritet të dënohet pa marr parasysh se a ka kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë apo dhunshëm. Vebi Mujku, Drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë ka thënë se duhet të gjendet babai i fëmijës i […]
Burri i 13-vjeçares që lindi ditën e hënë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sipas ligjeve në fuqi pritet të dënohet pa marr parasysh se a ka kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë apo dhunshëm.
Vebi Mujku, Drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë ka thënë se duhet të gjendet babai i fëmijës i cili ka rrezikuar jetën e 13-vjeçares.
“Bazuar në ligjet në fuqi, marrëdhënia seksuale me të mitur nën moshën 16 vjeçare është vepër penale, pa marrë parasysh se a është kryer me dëshirë apo dhunshëm. Duhet të gjendet baba I fëmijës, i cili ka rreziku jetën e një fëmije (tanimë Nëne) që të bëhet prind i një fëmije”, ka shkruar Mjeku.
Mjeku ka thënë se “po ashtu kësaj nëne e cila ende është në shkollë fillore duhet ofruar kujdes i shtuar”.
Në media u raportua se 13-vjeçarja e cila u bë nënë për herë të parë është e martuar në Gjakovë ndërsa është shtetase e Shqipërisë nga qyteti i Elbasanit.
Foshnja ka lindur të hënën në orën 10 të mëngjesit, 33 ditë para kohës.
Xhevdet Gojnovci, Drejtor i Klinikës së Neontalogjisë ka treguar foshnja është duke u trajtuar në procedurë normale dhe gjendja shëndetësore e saj është e mirë.
Gojnovci ka treguar se nëna e foshnjës është shtetase e Shqipërisë nga qyteti i Elbasanit.
“Foshnja ka lind dje me datën 24.12.2018 në ora 10:05 minuta foshnja ka lind 1.900 gramë, gjatësia 50 centimetra është vajzë, është para kohe 33 javë dhe nëna është e lindur në vitin 2005 në Elbasan në Shqipëri jeton në Gjakovë”, ka treguar Gojonci për Insajderin.
Ai ka thënë se “sipas të gjitha gjasave është e martuar ndërsa sot e ka vizituar edhe burri i saj”.












