Dorëzohet LDK, Isa Mustafa paralajmëron futjen në dialog me Serbinë

Dorëzohet LDK, Isa Mustafa paralajmëron futjen në dialog me Serbinë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nëpërmjet një postimi në facebook, ka lënë të nënkuptohet se partia që drejton mund të bëhet pjesë e dialogut. Këtë ai e ka thënë indirect duke kërkuar që edhe pozita edhe opozita të bëhen bashkë për marrëveshjen finale me Serbinë. Madje ai ka përmendur edhe krahun e Ibrahim Rugovës dhe […]

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nëpërmjet një postimi në facebook, ka lënë të nënkuptohet se partia që drejton mund të bëhet pjesë e dialogut.
Këtë ai e ka thënë indirect duke kërkuar që edhe pozita edhe opozita të bëhen bashkë për marrëveshjen finale me Serbinë.

Madje ai ka përmendur edhe krahun e Ibrahim Rugovës dhe atë të UÇK-së.

“Në këtë situatë është pak e rëndësishme se kush është pozitë e kush opozitë, sa është e rëndësishme se pa pozitën dhe pa opozitën e mirëfilltë nuk ka zgjidhje të çështjeve me interes shtetëror dhe nacional. Dhe, po ashtu se pa dy krahët, atë të trashëgimisë së rezistencës së Ibrahim Rugovës dhe atë të dalë nga UÇK, nuk mund të përballohet përmbyllja e marrëveshjes me Serbinë”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë:

Miq të nderuar,

Ngjarjet kombëtare e festat fetare na bëjnë bashkë ne shqiptarët. Na ka bërë bashkë edhe rreziku i zhbërjes sonë në shumë faza të historisë, sidomos në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar.

Në ngjarje dhe raste të tilla jemi kursyer nga humbja e energjisë për ta sulmuar dhe denigruar njëri tjetrit, sepse kemi vlerësuar nevojën e kohezionit kombëtar e qytetar, dhe që dallimet tona t’i shfrytëzojmë si vlera dhe pasuri tona të diversitetit karshi rrezikut nga jashtë. Edhe tani, kur po ballafaqohemi me tendencat e Serbisë për të shkallmuar një pjesë të territorit të Kosovës dhe për ta bërë jofunksional shtetin tonë të ri, kemi nevojë të veprojmë bashkërisht për ta mbrojtur atë çfarë të gjithë ne e kemi ndërtuar.

Përgjegjësia e gjithë neve nuk është vetëm të marrim përgjegjësi, por që këtë përgjegjësi ta marrim sipas kandarit me të cilin qytetarët tanë na kanë bërë përgjegjës para tyre dhe para Kosovës.

Në këtë situatë është pak e rëndësishme se kush është pozitë e kush opozitë, sa është e rëndësishme se pa pozitën dhe pa opozitën e mirëfilltë nuk ka zgjidhje të çështjeve me interes shtetëror dhe nacional. Dhe, po ashtu se pa dy krahët, atë të trashëgimisë së rezistencës së Ibrahim Rugovës dhe atë të dalë nga UÇK, nuk mund të përballohet përmbyllja e marrëveshjes me Serbinë.

Në këto procese nuk mund të përjashtohet askush, sepse nuk ka parti dhe njeri që nuk e do Kosovën dhe shtetin e Kosovës, por çdokush e do sipas mënyrës së vet dhe me kutin e vet.

Në kohën kur kemi institucione kushtetuese nuk na lejohet të improvizojmë, sepse zgjidhja mund të jetë ajo që është e pranueshme për shumicën që e përcakton Kushtetuta jonë. IM

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?