Donald Trump rekomandon një libër ku autori e quan “të vrazhdë e budalla”

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur më parë se nuk e pëlqen librin dhe të lexuarit. Sidoqoftë, ai ka rekomanduar për ndjekësit e tij në Twitter plot libra nga autorë të së djathtës ekstreme, shkruan Periskopi. Një ndër këta libra është edhe “Një anije budallenjsh” [ang.Ship of Fools] e autorit Tucker Carlson. Carlson është personalitet […]
Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur më parë se nuk e pëlqen librin dhe të lexuarit.
Sidoqoftë, ai ka rekomanduar për ndjekësit e tij në Twitter plot libra nga autorë të së djathtës ekstreme, shkruan Periskopi.
Një ndër këta libra është edhe “Një anije budallenjsh” [ang.Ship of Fools] e autorit Tucker Carlson.
Carlson është personalitet shumë i njohur televiziv në ShBA dhe shumë popullor mes nacionalistëve amerikanë. Ai ka nënkuptuar ndër rreshta se Trumpi është “i vrazhdë dhe budalla” [që nënkupton se presidenti ndoshta nuk e ka lexuar fare librin] por që arriti të zgjidhej në postin e tij si rezultat i injorancës së elitave ndaj tërbimit populist konservativ.
Ja çka shkrujti Trumpi për të:
“Përgëzime për Tucker Carlson në suksesin e madh të librit të tij. Sapo doli NUMRI NJË!”












