Donacionet e Serbisë që janë lejuar brenda Kosovës pa u tarifuar me taksën 100%

Donacionet e Serbisë që janë lejuar brenda Kosovës pa u tarifuar me taksën 100%

Qeveria e Kosovës ka publikuar listën e donacioneve që kanë hyrë nga Serbia në Kosovë që nga koha kur ekzekutivi i vendit ngriti taksën doganore ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës në 100 për qind. Njoftimi i qeverisë thotë se këto donacione kanë hyrë në Kosovë nga Serbia pa asnjë pengesë. “Këto të dhëna […]

Njoftimi i qeverisë thotë se këto donacione kanë hyrë në Kosovë nga Serbia pa asnjë pengesë.

“Këto të dhëna janë një tjetër dëshmi, që taksa prej 100 për qind ndaj produkteve që prodhohen në Serbi dhe Bosnjë Hercegovinë, në asnjë formë nuk prek qytetarin e Kosovës dhe në asnjë mënyrë nuk është kundër tij. Për më tepër, ligjet në fuqi dhe Kushtetuta e vendit u garanton atyre të drejta të avancuara edhe karshi këtij aspekti ekonomik. Në kategorinë e donacioneve, gjegjësisht në natyrën e mallrave humanitare janë të përfshira mallrat si në vijim: miell, misër, ushqimet, mallrat higjienike dhe sanitare, medikamentet dhe pajisjet mjekësore, naftë dhe derivatet e naftës për ngrohjen e çerdheve, shkollave, spitaleve dhe kishave), pelet për ngrohje, etj”, ka thënë Qeveria në njoftimin për media.

Dogana e Kosovës, siç thotë më tej Qeveria, përgjatë periudhës pas hyrje në fuqi të masave mbrojtëse, ka trajtuar dhe aprovuar donacionet sipas kërkesave nga katër komunat veriore dhe kisha ortodokse serbe në vijim:

· Më 07.11.2018 është aprovuar donacioni (fidanët) në vlerë prej 46,771 Euro

· Më 09.11.2018 është aprovuar donacioni (mallra ushqimore dhe produkte të mishit) për Qendrën Studentore në Mitrovicën e Veriut në vlerë prej 10,871 Euro

· Më 19.11.18 është aprovuar donacioni (mallra ushqimore dhe produkte të peshkut) për Qendrën Studentore në Mitrovicën e Veriut në vlerë prej 3,775.83 Euro

· Më 22.11.2018 është aprovuar donacioni (naftë dhe mazut për ngrohje) për Komunën e Zveçanit dhe Mitrovicës Veriore në vlerë prej 75,000.00 Euro (donacioni pritet të arrijë)

· Më 22.11.2018 është aprovuar donacioni (ilaçe dhe pajisje mjekësore) në vlerë prej 242,356.38 Euro (donacioni pritet të arrijë)

· Më 29.11.18 është aprovuar donacioni (mallra ushqimore dhe produkte të mishit) për Qendrën Studentore në Mitrovicën e Veriut në vlerë prej 2,188.72 Euro

· Më 30.11.2018 është aprovuar donacioni (pelet) për Kishën Ortodokse në vlerë prej 3,501.44 Euro

· Më 30.11.2018 është aprovuar donacioni (25 ton miell tip 500) për Kishën Ortodokse në vlerë prej 7,000 Euro

· Më 20.11.2018 është aprovuar donacioni (25 ton miser) për Kishën Ortodokse në vlerë prej 3, 775.83 Euro

· Më 06.11.2018 është aprovuar donacioni (25 ton naftë) për Kishën Ortodokse në vlerë prej 16,196.00 Euro

· Më 01.12.2018 është aprovuar donacioni (ushqime të ndryshme, vaj, sheqer, oriz, miell, etj) për komunitetin serb sipas donacionit të UNHCR-së në vlerë prej 8,940.00 Euro

· Më datat 06.11-13.11.2018 janë aprovuar 3 donacione nga Foundation Kosovo Luxemburg (makineri për prodhim) për komunitetin serb sipas donacionit në vlerë prej 4,299.00 Euro

· Më datat 16.11-26.11.2018 janë aprovuar 3 donacione nga IOM (makineri për prodhim, kompjuter) për komunitetin serb sipas donacionit në vlerë 16.515.00 Euro.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës thotë se janë trajtuar lirimet e parapara për bagazhin privat të udhëtarëve Kodit Doganor dhe të Akcizave (Kodi nr. 03/L-109) që nënkupton lirimet, të cilat individë të caktuar i sjellin në Kosovë në bagazhe personale në vlerën e mallit deri 175€, që bartin udhëtarët dhe e cila lejohet pa taksa.

“Për periudhën 10 ditore kanë qenë mbi 50 raste të ndryshme (kryesisht mallra ushqimore) me bagazh personal të cilat janë liruar nga obligimet; Pika Kufitare e Kosovës, Jarinje – rreth 20 raste, Pika Kufitare e Kosovës, Dheu i Bardhë – rreth 25 raste dhe Pika Kufitare e Kosovës, Merdare – rreth 10 raste”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?