Diplomati italian kërkon që Kosova të mos kundërshtojë por të jetë konstruktive

Diplomati italian kërkon që Kosova të mos kundërshtojë por të jetë konstruktive

Zëvendës ambasadori i Italisë Matteo Corradini, ka thënë sot se rruga atlantike duhet të mbetet objektivi i fundit i Kosovës, apo siç e quajti ai: “ylli polar”, pasi që ka shumë sfida, të cilat shihen çdo ditë. Ai ftoi që institucionet e vendit të jenë konstruktive, duke hapur bashkëpunimin me partnerët kryesorë, duke evituar logjikën […]

Zëvendës ambasadori i Italisë Matteo Corradini, ka thënë sot se rruga atlantike duhet të mbetet objektivi i fundit i Kosovës, apo siç e quajti ai: “ylli polar”, pasi që ka shumë sfida, të cilat shihen çdo ditë.

Ai ftoi që institucionet e vendit të jenë konstruktive, duke hapur bashkëpunimin me partnerët kryesorë, duke evituar logjikën e kundërshtimeve, pa të cilët Corradini tha se perspektiva euroatlantike nuk mund të arrihet.

Në konferencën “Ndërtimi i besimit dhe fuqizimi i komuniteteve – Rruga përpara për Kosovën pas marrëveshjes për Asociim”, ai theksoi se logjikat e përveçme mund të destabilizojnë rajonin.

Sipas tij, aktiviteti i sotëm ka të bëjë me temën e ndërtimit të forcimit të besimit dhe komuniteteve, temë kjo që mund të kuptohet nga rëndësia në momentet nëpër të cilat po kalon vendi.

Ai foli edhe për MSA-në, për të cilën tha se shpesh diskutohet dhe paraqitet në kuadër të obligimeve që duhet t’i zbatojë Kosova për t’iu përshtatur standardeve evropiane. Teksa shtoi se MSA hap një seri ët mundësive që Kosova duhet të kap për të vazhduar rrugën drejt forcimit institucional.

Zëvendësshefi i Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së, Libor Chlad, u shpreh se është shumë i kënaqur që bashkëpunimi, sidomos ai me Ambasadën e Italisë, që ka kontribuar në përmbushjen e misionit në Kosovë.

Ai bëri te ditur që nga dhjetori janë përkushtuar në reformën e gjithëmbarshme të administratës të Kosovës. Ku tha se Kosova e shpenzon 50 përqind të buxhetit të vet për paga të shërbyesve civil, derisa shtoi se ekziston një hapësirë shumë e madhe për përmirësim.

Ndërsa kryetari i komunës së Gjilanit, njëherësh anëtar i bordit të ALDA, Lutfi Haziri, tha se Kosova ka ndërtuar katër mekanizma në rrugën e ndërtimit të raporteve me BE-në, ndërsa theksoi se ky hap i madh është dashur që t’i nxjerrë institucionet e vendit në zbatimin e prioritetit më të madh, e që siç tha ai, është pakoja e obligimeve ERA.

Ai foli edhe për liberalizimin e vizave. I pari i Gjilanit foli edhe për deponitë e hapura, ku tha se me asistencën e Komisionit Evropian, komunat po përpiqen të zgjidhin këtë problem.

Ndërkaq, Agim Veliu, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, tha se ky asociacion ofron projekte të shumta, duke përfaqësuar pushtetin lokal edhe në sferën ndërkombëtare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?