Detaje nga aksidenti: Dy gratë që vdiqen po ktheheshin nga ndeja e fundvitit e një banke

Para pak çastesh u raportua për një aksident të rëndë që ndodhi në rrugën Ferizaj-Prishtinë ku humbën jetën dy gra, ndërsa dy burra mbeten të lënduar rëndë – raporton Periskopi. Policia konfirmoi rastin dhe dha inicialet e viktimave. Bëhet fjalë për L.S (femer) 23 vjeç dhe K. H ( femer ) 31 vjeç. Në media […]
Policia konfirmoi rastin dhe dha inicialet e viktimave. Bëhet fjalë për L.S (femer) 23 vjeç dhe K. H ( femer ) 31 vjeç.
Në media po raportohet se të ndjerat kanë qenë punëtore të një banke që operon në të gjithë Kosovën, dhe se ato po ktheheshin nga ndeja e fundvitit, që kishin mbajtur në periferi të kryeqytetit.
Në këtë bankë njëra prej viktimave ishte punëtore e tjetra praktikante.
Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth ores 02:00 ne rrugen Prishtine -Ferizaj ka ndodhur nje vet aksident trafiku me pasoja fatale. Ne kete aksident ka qene i perfshire nje automjet i tipit Pasat qe per shkaqe te panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe eshte vetaksidentuar. Lendime te renda trupore kane marre kater persona ngasesi dhe tre pasagjerë. Dy nga pasagjeret nuk kanë mumdur te perballojne plaget e shkaktuara nga aksidentit dhe ne vend ngjarje kane nderruar jetë”, tha ajo.
Vdekjen e viktimave, L.S (femer) 23 vjeç dhe K. H ( femer ) 31 vjeç e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendin e ngjarjes, ndersa ngasesi i automjetit dhe nje pasagjer tjeter jane derguar ne QKUK. Me rastin po merren njesiti i trafikut.












