Dështimi i madh i diplomacisë kosovare: Për një vit, një njohje

Dështimi i madh i diplomacisë kosovare: Për një vit, një njohje

Pak para se Kosova të festonte dhjetëvjetorin e shtetësisë erdhi njohja e vetme në këtë vit. Ishte Barbadosi ai që e pranoi mëvetësinë e Kosovës. Në muajin shkurt presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Mali i Zi Filip Vujanoviq nënshkruan një deklaratë të përbashkët për shënjimin e kufirit mes të dyja […]

Pak para se Kosova të festonte dhjetëvjetorin e shtetësisë erdhi njohja e vetme në këtë vit. Ishte Barbadosi ai që e pranoi mëvetësinë e Kosovës.

Në muajin shkurt presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Mali i Zi Filip Vujanoviq nënshkruan një deklaratë të përbashkët për shënjimin e kufirit mes të dyja vendeve. Në këtë deklaratë të dy presidentët zotohen se do të ketë rishikim të Marrëveshjes së Demarkacionit të Kufirit ndërmjet të dyja vendeve në pikat ku mund të ketë pasur gabime.

Ratifikimi i Demarkacionit, arrestimi i Gjuriqit dhe dëbimi i gylenistëve

Në mars Kuvendi i Kosovës e përfundoi “lojën” trevjeçare për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi. Katër përpjekjet e para për ta ratifikuar Marrëveshjen e Vjenës dështuan pasi deputetët e Vetëvendosjes hidhnin gaz lotsjellës në sallë të Kuvendit. Ndërsa në përpjekjen e pestë të ditës, me 80 vota për, u ratifikua Demarkacioni me Malin e Zi.

Po këtë muaj Kosova mori një lajm të keq, Agjencia e Akreditimit të Kosovës u përjashtua nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Muajt kalonin, por dorëheqjet në Lëvizjen Vetëvendosje nuk ndaleshin dhe radha i erdhi kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit, i cili përmes një letre të dërguar medieve konfirmoi se nuk është më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Po në këtë muaj u formalizua edhe grupi i ri parlamentar nga 12 deputetët e larguar nga Vetëvendosja, shkruan tutje gazeta “Zëri”.

Më 26 mars Policia e Kosovës e arrestoi në veri të vendit shefin e së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriqin, i cili kishte hyrë në Kosovë pa leje të Prishtinës zyrtare. Pas arrestimit të Marko Gjuriqit në Mitrovicë Lista Serbe nga Beogradi njoftoi se më nuk do të jetë pjesë e qeverisë “Haradinaj”. Nga ajo kohë ministrat serbë vazhdojnë ta kryejnë punën në dikasteret qeveritare, por nuk marrin pjesë në mbledhjet e Qeverisë.

Në fund të marsit drejtori i përgjithshëm i shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë Mustafa Erdem, zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori i shkollës në Gjakovë Kahraman Demirez dhe dy arsimtarë, Djihen Ozkan dhe Hasan Gunakana, u arrestuan dhe u dëbuan në Turqi me kërkesë të autoriteteve turke nën dyshimet se janë pjesë e organizatës së klerikut Fetullah Gylen. Kosova u kritikua për dëbimin e tyre pa vendim të gjykatës, ndërsa liderët institucionalë thanë se nuk kanë qenë të informuar për këtë rast.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?