Dëshmitë për vrasjet e Shqiptarëve në Klinë paraqiten në gjykatë

Dëshmitë për vrasjet e Shqiptarëve në Klinë paraqiten në gjykatë

Gjykata e Pejës gjatë ditës pritet të vazhdoj me trajtimin e dëshmive në rastin ndaj Milorad Zaiç, serbit nga Klina të akuzuar për krime lufte. Procesi vazhdon pas deklarimit të Zaiç i cili në seancën e  fundit kishte mohuar fajësinë. Gjatë seancës së sotme gjykata do trajtoj provat e prokurorisë të cilat pretendojnë të dëshmojnë vrasjen […]

Procesi vazhdon pas deklarimit të Zaiç i cili në seancën e  fundit kishte mohuar fajësinë.

Gjatë seancës së sotme gjykata do trajtoj provat e prokurorisë të cilat pretendojnë të dëshmojnë vrasjen e civilëve shqiptarë dhe djegien e pronave të tyre.

Në tri faqe aktakuzë Prokuroria e Shtetit ka përshkruar situatën ku banorët serb të Dushit të Klinës ishin përfshirë në përndjekjen e fqinjëve të tyre shqiptarëve gjatë qershorit 98. Në fshatin e banuar me serb dhe shqiptarë mbetën të djegur tre pleq dhe u vranë dy gra dhe dy burra.

Milorad Zaiç, akuzohet se u përfshi në përndjekjen e fqinjëve të tij duke ofruar shtëpinë e tij si bazë për ushtrinë e duke qëlluar në drejtim të shtëpive të shqiptarëve.

Serbi që në atëkohë ishte 51 vjeç sipas aktakuzë jetonte në fshat së bashku me fqinjët shqiptarë por situata kishte ndryshuar pas nisjes së luftës.

Me 19 qershor prokuroria pretendon se Zaiç nisi betejën e tij kundër fqinjëve shqiptarë.

Atë ditë sipas aktakuzës i pandehuri ishte parë nga fqinjët tek shkarkonte nga makina e tij Zastava armë ndërsa në mbrëmje i vetëm kishte nisur të qëllonte në drejtim të shtëpive të shqiptarëve.

Shtëpia më pas ishte shndërruar në një bazë për forcat e ushtrisë dhe policisë nga ku nisi granatimi dhe koordinimi i sulmit ndaj fshatit Dush.

Nga këto sulme sipas aktakuzës mbetën të djegur në shtëpitë e tyre tre të moshuarit  Zade,  Osman dhe Haradin Marmallaku.

Viktima të këtyre sulmeve ishin edhe katër banorë të tjerë të vrarë gruaja dhe vajza e të dëmtuarit Xheme Marmallaku  dhe  Ismet dhe Bashkim Marmollaku.

Aktakuza ndaj Milorad Zaiç është ngritur së fundmi nga Prokuroria Speciale e Kosovës./Kallxo

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?