Dëshmitari në gjykatë: Pasi rryma e mbytin Sherifin, i akuzuari na tha të mos e ndalnim punën

Dëshmitari në gjykatë: Pasi rryma e mbytin Sherifin, i akuzuari na tha të mos e ndalnim punën

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dega në Drenas, në gjykimin e Hajrë Krasniqit, i akuzuar për veprën penale rrezikim i sigurisë në punë, si pasojë e të cilës dyshohet se vdiq Sherif Gegaj, kanë dëshmuar eksperti Hamit Nuredini, i cili e ka përpiluar ekspertizën, djali i të akuzuarit, Nexhmedini dhe dëshmitari Jeton Veseli. Nexhmedin Krasniqi, […]

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dega në Drenas, në gjykimin e Hajrë Krasniqit, i akuzuar për veprën penale rrezikim i sigurisë në punë, si pasojë e të cilës dyshohet se vdiq Sherif Gegaj, kanë dëshmuar eksperti Hamit Nuredini, i cili e ka përpiluar ekspertizën, djali i të akuzuarit, Nexhmedini dhe dëshmitari Jeton Veseli.

Nexhmedin Krasniqi, djali i të akuzuarit Hajrë Krasniqi, deklaroi se më 4.11.2018 ka qenë ne vendin ku ishte duke u ndërtuar objekti.

Sipas dëshmitarit, i akuzuari e kishte marrë në punë Sylejman Imerin, të cilin Hajrë Krasniqi e ka nip (djalë të motrës).

Dëshmitari tha se mjetet e punës duhej t’i siguronte Sylejman Imeri, “sepse unë kisha ardhur vetëm për pushime në Kosovë, dhe asnjë detyrë nuk kam pasur në lidhje me punëtorët”.

“Dhe në vendin e punës nuk ka pasur rrymë. Vetëm 4- 5 gjeneratorë kanë qenë. Nuk është e vërtetë se kabllot kanë qenë të lidhura me rrymë në mënyrë ilegale”, tha dëshmitari Nexhmedin Krasniqi.

Ndërsa, në ditën kritike kur rryma e mbyti Sherif Gegajn, dëshmitari tha se ka qenë 10 metra larg vendit të ngjarjes.

“Kam vrapuar me shpejtësi me largu mikserin elektrik dhe së bashku me një punëtor të ndjerin e kemi futur në makinë dhe e kanë dërguar në spital”, shtoi ai.

Pala e dëmtuar, vëllai i të ndjerit Rexhep Gegaj, e pyeti dëshmitarin se sipas dëshmitarëve supozohet se mikseri elektrik ka qenë i lidhur drejtpërdrejt me rrymë, kurse ju thoni me gjenerator. Cila është e vërteta këtu?”, pyeti Gegaj.

“E vërteta është se mikseri elektrik ka qenë i lidhur vetëm me gjenerator”, tha dëshmitari Nexhmedin Krasniqi.

Dëshminë e tij e dha edhe Jeton Veseli, i cili deklaroi se kur ka vdekur Sherif Gegaj kanë qenë duke punuar së bashku, dhe në një moment e ka goditur rryma, mikseri elektrik ka qenë i lidhur në rrymë, ndërsa tjerat kanë qenë të lidhura me gjenerator.

Pastaj, shtoi dëshmitari, kanë bërë kërkesë te Sylejman Imeri me u ndalë puna pasi që ishte duke ra shumë shi, por puna nuk është ndalur për arsye se i pandehuri Hajrë Krasniqi u kishte thënë: Punën mos ma ndalni!

Eksperti Hamit Nuredini, i cili e ka përpiluar ekspertizën për mbrojte dhe siguri në punë, për të dhënë sqarime dhe plotësime në seancën e sotme deklaroi se ditën e daljes në terren ka kontaktuar me të pandehurin Hajrë Krasniqi, babai i dy djemve Nexhmedin dhe Fehmi Krasniqi, i cili kishte arritur marrëveshje gojarisht me mjeshtrin Sylejman Imerin, i cili ishte si punëtor kryesor në atë objekt.

Ai theksoi gjithashtu se në bazë të Ligjit të punës, investitori është përgjegjës dhe në këtë rast është i pandehuri Hajrë Krasniqi, sepse ky vetë ka deklaruar se gojarisht është marrë vesh me punëtorët dhe sipas ligjit punëkryesi nuk është përgjegjës sepse nuk kanë bërë kontratë me shkrim, me të cilin ishte cekur se kush e merr përgjegjësinë.
Prokuroja Merita Shala- Muhaxheri pas dëgjimit të dëshmitarëve dhe ekspertit i propozoi Gjykatës që të bëhet superekspertiza, me të cilën do të vërtetohej se a është vetëm kryefamiljari investitor apo edhe pjesëtarët e tjerë të familjes në këtë rast.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Shefqet Baleci aprovoi propozimin e prokurores dhe mori aktvendim që të urdhërohet Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë, që të kryejë ekspertizën brenda 40 ditëve dhe t’i dorëzohet Gjykatës në këtë çështje penale ndaj të pandehurit Hajrë Kransiqi, me të cilën do të vërtetohej drejtë gjendja faktike, se kush ishte përgjegjës për mosmarrjen e masave të nevojshme për sigurinë në punë në rastin ku ka pësuar i ndjeri Sherif Gegaj.

Seanca u caktua të mbahet më 13 shkurt.

Sipas aktakuzës, më 04.11.2009 rreth orës 15:00 në fshatin Vukavc të Drenasit, i pandehuri në cilësinë e investitorit të objektit, nuk ka vepruar sipas dispozitave dhe rregullave teknike mbi masat mbrojtëse lidhur me përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve për punë gjatë kryerjes së punëve, dhënien e udhëzimeve të nevojshme për siguri në punë dhe mbrojtje të shëndetit të punëtorëve, përfshirë parandalimin e rreziqeve në punë dhe kështu ka vepruar në kundërshtim me nenet 2.0, 2.5 dhe 2.7 të Ligjit nr.2003/19 për Sigurinë në punë, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e njerëzve, ashtu që si pasojë i dëmtuari Sherif Gegaj – punëtor krahu duke punuar me përzierës betoni pa pajisje mbrojtëse, në kushte atmosferike me reshje shiu, bie në kontakt me rrymën dhe si pasojë e humb jetën./kallxo.com

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?