Deputetja e VV-së Haxhiu dëshmon në rastin “Syri i Popullit”

Deputetja e VV-së Haxhiu dëshmon në rastin “Syri i Popullit”

Në gjykimin e rastit “Syri i Popullit” ka dhënë dëshminë e saj Albulena Haxhiu, bashkëpartiake e të akuzuarit në këtë rast, Sadri Ramabaja. Deputetja Haxhiu para trupit gjykues tha se e njeh vetëm të akuzuarin Ramabaja, kurse për personat tjerë ka dëgjuar vetëm pas plagosjes së Azem Vllasit, raporton kallxo.com. E pyetur nga prokurori special Sylë […]

Në gjykimin e rastit “Syri i Popullit” ka dhënë dëshminë e saj Albulena Haxhiu, bashkëpartiake e të akuzuarit në këtë rast, Sadri Ramabaja.

Deputetja Haxhiu para trupit gjykues tha se e njeh vetëm të akuzuarin Ramabaja, kurse për personat tjerë ka dëgjuar vetëm pas plagosjes së Azem Vllasit, raporton kallxo.com. E pyetur nga prokurori special Sylë Hoxha se a ka dëgjuar ndonjëherë për organizatën “Syri i Popullit”, deputetja Haxhiu tha se kishte dëgjuar vetëm në media pasi kishte ndodhur rasti i plagosjes së Vllasit.

Prokurori Sylë Hoxha deklaroi se Albulena Haxhiu është e ftuar në cilësi të dëshmitares, pasi që asaj kjo organizatë i ka ndarë disa detyra por që kjo është mohuar nga Haxhiu.

“Asnjëherë në jetë time nuk kam qenë e kontaktuar nga një organizatë e tillë. Unë jam person publik dhe nuk mund ta di se kush si e përdor emrin tim. Unë kam dhënë deklaratë në polici dhe kam besuar se çdo fjalë do të përfundoj aty. Edhe për t`u caktuar dëshmitar duhet të plotësohen disa kritere. Është absurde, e papranueshme. Por më lejoni të them një gjë, unë deklarova qysh në fillim se e njoh të akuzuarin Sadri Ramabaja për aktivitetin e tij si në VV, si më herët dhe nuk besoj se një person i tillë intelektual do të mund të përfshihej në vepra të tilla”, deklaroi Haxhiu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?