Deputeti gjerman: Të liberalizohen vizat, por edhe të hiqet taksa

Deputeti gjerman: Të liberalizohen vizat, por edhe të hiqet taksa

Deputeti i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë në Bundestagun gjerman, Josip Juratovic, thotë se BE-ja duhet të reagojë për taksën e vendosur nga autoritetet e Prishtinës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia, por gjithashtu duhet të liberalizojë edhe vizat për Kosovën. “Të bërit progres kërkon kohë. Sido që të jetë, Evropa do të reagojë. Veçanërisht Gjermania […]

Deputeti i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë në Bundestagun gjerman, Josip Juratovic, thotë se BE-ja duhet të reagojë për taksën e vendosur nga autoritetet e Prishtinës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia, por gjithashtu duhet të liberalizojë edhe vizat për Kosovën.
“Të bërit progres kërkon kohë. Sido që të jetë, Evropa do të reagojë. Veçanërisht Gjermania që është e shqetësuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Kjo pjesë e Ballkanit duhet sa më shpejtë të lidhet me Evropën” ka thënë Juratovic në një intervistë për ‘tanjug’, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se marrëveshja e CEFTA-s është shumë e rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë dhe tregjeve në Ballkanin Perëndimor, dhe sipas tij taksa e vendosur nga Prishtina vështirëson gjërat.

“Ky është qëndrimi i Gjermanisë, por edhe i gjithë Evropës. Askush s’mund të thotë që është mirë që nga 10 për qind të ngritët taksa në 100 për qind. Në këtë rast nuk penalizohet vetëm Serbia, por edhe populli i Kosovës”, ka thënë deputeti gjerman.

Ai shpreson se kjo çështje do të zgjidhet në mënyrë të kulturuar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Juratovic ka thënë se interesi i Gjermanisë është stabilizimi i rajonit, dhe zgjidhja e problemeve ndëretnike.

“Askush në Evropë nuk duhet të jetë i interesuar për hapjen e konflikteve të reja”, ka shtuar ndër të tjera deputeti gjerman, transmeton Gazeta Express.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Juratoviç thotë se kosovarëve po u bëhet e padrejtë.

“Prishtinës po i bëhet padrejtësi për arsye se vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin pa viza drejt BE-së. Mendoj se kjo çështje do të zgjidhet pozitivisht”, ka shtuar Juratovic duke thënë se heqja e regjimit të vizave do ta bëjë Kosovën të barabartë para të tjerëve dhe do të lehtësonte negociatat.

Politikani gjerman e konsideron si gabim taktik fushatën që Serbia e ka bërë kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në INTERPOL.

“Mendoj që Serbia ka bërë një gabim taktik dhe ata është dashur që të mbështesin Kosovën për anëtarësim në INTERPOL, sepse ne të gjithë jemi duke luftuar krimin dhe korrupsionin, dhe ajo është e vetmja mënyrë e bashkëpunimit ndërkombëtar”, është shprehur Juratovic.

I pyetur se çfarë do të bëjë Gjermania që Kosova ta heq taksën prej 100 për qind, Juratovic ka thënë se Gjermania është e interesuar të ndihmojë Ballkanin, megjithatë puna kryesore mbetet tek ata të cilët e kanë vendosur taksën.

“Gjermania është e gatshme ta ndihmojë rajonin, por ata që e kanë marrë këtë vendim duhet ta bëjnë 90 për qind të punës, Berlini do të ishte i lumtur që të kontribuonte në këtë çështje vetëm 10 për qind”, ka përfunduar deputeti i Bundestagut gjerman, Josip Juratovic

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?