Depresioni pas lindjes: Ofrohen kontrolle edhe për baballarët e rinj

Depresioni pas lindjes: Ofrohen kontrolle edhe për baballarët e rinj

Nënat e reja shpesh vuajnë nga depresioni i paslindjes, por mesa duket ato nuk janë të vetmet. Edhe baballarët e rinj mund të preken nga depresioni. Duke u nisur nga ky fakt Departamenti i Shëndetit dhe i Kujdesit Social në Britaninë e Madhe ka vendosur të ofrojë kontrolle të shëndetit mendor për baballarët e rinj […]

Nënat e reja shpesh vuajnë nga depresioni i paslindjes, por mesa duket ato nuk janë të vetmet. Edhe baballarët e rinj mund të preken nga depresioni.

Duke u nisur nga ky fakt Departamenti i Shëndetit dhe i Kujdesit Social në Britaninë e Madhe ka vendosur të ofrojë kontrolle të shëndetit mendor për baballarët e rinj dhe ata që janë në pritje, si pjesë e kujdesit perinatal. Partnerëve të nënave shtatzëna që vuajnë nga depresioni, ankthi ose psikoza do t’u ofrohet mbështetje, terapi në çifte dhe ndërhyrje prindërore.

Të dhënat tregojnë se një në pesë nëna duron simptomat e depresionit pas lindjes, por Departamenti  i Shëndetit  argumenton se pak vëmendje i kushtohet meshkujve. Studimet sugjerojnë se shumë burra mund të preken nga gjendja, kur kujdesen për një partner me probleme të shëndetit mendor, dhe mund të përballen me vështirësi kur një fëmijë vjen në jetë. Lajmi i ri vjen pas studimeve që tregojnë se në gjashtë muajt e parë të ardhjes së fëmijës në jetë, simptomat e ankthit dhe depresionit përjetohen nga një në dhjetë baballarë. Depresioni pas lindjes është ai që prek nënat rreth tre ditë pas lindjes, ndërsa së fundi termi është zgjeruar për të përfshirë të dy prindërit, pasi pak baballarë manifestojnë të njëjtat simptoma. Depresioni pas lindjes mund të zgjasë deri një vit.

Britania e Madhe ka vendosur të zgjerojë shërbimet e saj të specializuara të shëndetit mendor perinatale për gratë. Rreth 9,000 gra kanë marrë trajtim këtë vit. Periudha perinatale përfshin shtatzëninë dhe vitin e parë pas lindjes së një fëmije.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar