Dënohet me 18 vjet shqiptari që kishte vrarë për një këngë

Dënohet me 18 vjet shqiptari që kishte vrarë për një këngë

Është dënuar me 18 vjet heqje lirie autori i vrasjes së ndodhur rreth 6 vjet më parë në një lokal nate në Lezhë. Maringlen Përgjini është shpallur fajtor për vrasjen e Maldin Shtjefnit, ngjarje e ndodhur në janarin e 2013-ës në Lezhë. Gjykata e Apelit në Shkodër dha vendimin e formës së prerë duke dënuar […]

Maringlen Përgjini është shpallur fajtor për vrasjen e Maldin Shtjefnit, ngjarje e ndodhur në janarin e 2013-ës në Lezhë. Gjykata e Apelit në Shkodër dha vendimin e formës së prerë duke dënuar në total me 18 vjet burg Maringlen Përgjinin, ndërsa shtetasi Anton Toli u dënua me dy vite dhe Serxho Prenga me 9 muaj, këto dy të fundit për veprën penale “moskallëzim krimi”. Apeli në Shkodër la të lirë Ergys Nikën i dyshuar edhe ai për “moskallëzim krimi”.

Ngjarja ndodhi në janarin e vitit 2013 në një lokal me muzikë në Lezhë. Viktima Maldin Shtjefni ishte në lokal bashkë me shokun e tij Serxho Prenga, ndërsa në një tavolinë tjetër ndodhej Ergys Nika, Anton Toli dhe disa persona të tjerë. Ergysi dhe Maldini kanë bërë sherr për porosinë e një kënge, se cila duhej të këndohej më parë nga grupi muzikor.

Pasi debati mes tyre është mbyllur në lokal ka mbërritur edhe Maringlen Përgjini. Viktima Maldin Shtjefni dhe shoku i tij Serxho janë thirrur në tavolinën ku ndodhej Përgjini dhe Ergysi bashkë me disa të tjerë. Pasi janë bashkuar papritur Maldin Shtjefni është qëlluar me një plumb në ballë duke vdekur në vend, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Fillimisht dëshmitë e dëshmitarëve kanë rënduar mbi Maringlen Përgjinin, i cili qëndroi 16 ditë në kërkim policor. Më pas ngjarja është tentuar të ndryshohet. Maringlen Përgjini akuzon Ergys Nikën si autor të vrasjes ndërsa Ergysi akuzon pikërisht Maringlenin.

Herën e parë Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë e dënoi me 5 vite Maringlen Përgjinin për armëmbajtje dhe vrasje nga pakujdesia. Me kërkesë të prokurorisë çështja u ridërgua për gjykim nga Gjykata e Apelit në Shkodër në gjykatën e Lezhës por herën e dytë në 2016-ën, Maringlen Përgjini u shpall i pafajshëm. Pasi çështja erdhi për herë të dytë në Gjykatën e Apelit në Shkodër, prokurori i apelit Elvin Gogaj rindërtoi thuajse këtë ngjarje duke arritur në konkluzionet përfundimtare dhe duke kërkuar 20 vite burg për Maringlen Përgjinin si autor i dyshuar i vrasjes.

Në fund trupi gjykues me kryesues Vojsava Osmanaj dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Marina Rraboshta vendosi dënimin në total me 18 vite burg për Maringlen Përgjinin. Pas 6 vitesh vjen vendimi i formës së prerë për këtë ngjarje të rëndë ku mbeti i vrarë Maldin Shtjefni.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?