Del dëshmia në Gjykatë e vëllait të Kamer Metajt që dyshohet se ndihmoi atë

Del dëshmia në Gjykatë e vëllait të Kamer Metajt që dyshohet se ndihmoi atë

Në deklaratat e tyre të dhëna në polici vëllai i Kamer Metajt ka mohuar të ketë ditur planin e të vëllait për të grabitu bankën. Kallxo.com ka siguruar informacione se në dëshminë e tij të dhënë në polici Metaj ka pranuar se pak minuta para ngjarjes ai dhe një mik i tyre kishin shkuar me […]

Në deklaratat e tyre të dhëna në polici vëllai i Kamer Metajt ka mohuar të ketë ditur planin e të vëllait për të grabitu bankën.

Kallxo.com ka siguruar informacione se në dëshminë e tij të dhënë në polici Metaj ka pranuar se pak minuta para ngjarjes ai dhe një mik i tyre kishin shkuar me Kamerin në Istog me një veturë golf 4 por siç metaj ka rrëfyer ai nuk dinte për të vëllain.

Prokurorja e rastit Sahide Gashi ka konfirmuar se dy të dyshuarit për dhënien e ndihmës kanë pranuar se kishin qenë me grabitësin në Istog por nuk e dinin për planet e tij.

“Që të dy kanë pranuar se kanë qenë në Istog por nuk e kanë pranuar se dinin për planet e grabitjes së bankës” ka thënë Gashi.

Ajo ka shtuar se prokuroria ka prova se njëri prej tyre kishte qëndruar afër bankës në kohën kur ishte kryer grabitja.

“Me datë 27.12.2018, rreth orës 15:30, pas marrëveshjes paraprake mes tyre për grabitjen e bankës NLB – Dega në Istog dhe tani të ndjerit K. M, kanë ndihmuar personin në kryerjen e veprës penale të vjedhjes grabitqare me qëllim që pasurinë e vjedhur ta mbajnë, në atë mënyrë që, i pandehuri U me veturën e tani të ndjerit K, e tipit Golf 4, ngjyrë e kaltër e sjellë nga fshati Shushicë e Ulët, Komuna Istog dhe pasi që zbresin nga vetura afër stadiumit të qytetit, i ndjeri K i pajisur me pushkë automatike AK-47 dhe granatë dore, drejtohet për në bankën në fjalë, i pandehuri Y hyn në një lokal përballë për ta vëzhguar situatën dhe pas ballafaqimit me polici të tani të ndjerit K, që të dy të pandehurit ikin nga vendi i ngjarjes për në fshatin Shushicë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Pejës.

Gjykata thotë se me këto veprime, Y.M dhe U.M si bashkëkryes kishin për të kryer veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale të vjedhjes grabitqare. /kallxo/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?