Dalin pamjet e veturës në të cilën u vra 17 vjeçarja në Tiranë

Gridelda Gjikolaj, vetëm 17 vjeç, humbi jetën dje, teksa u qëllua me një plumb në kokë. Ajo ndodhej brenda një automjeti Benz E Class me targë AA 266 MS, së bashku me Erion Bengën, 23-vjeçarin me të cilin kishte krijuar një raport dashurie prej disa javësh. Makina e të dashurit të saj u qëllua disa […]

Gridelda Gjikolaj, vetëm 17 vjeç, humbi jetën dje, teksa u qëllua me një plumb në kokë.

Ajo ndodhej brenda një automjeti Benz E Class me targë AA 266 MS, së bashku me Erion Bengën, 23-vjeçarin me të cilin kishte krijuar një raport dashurie prej disa javësh.

Makina e të dashurit të saj u qëllua disa herë me armë nga persona që tashmë janë identifikuar nga policia e Tiranës, por që ende nuk është bërë arrestimi i tyre. E reja humbi jetën, ndërsa i dashuri i saj Erion Benga, mbeti i plagosur rëndë me një plumb në qafë, por tashmë e ka kaluar rrezikun për jetën.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në zonën e Laprakës, në një rrugicë në errësirë, teksa çifti i të rinjve ishin ngritur nga një lokal ku kishin konsumuar kafe nën shoqërinë edhe të një mikeje tjetër të Griseldës, dhe të dy po largoheshin me automjet për në shtëpi.

Aty janë qëlluar nga persona të maskuar. Autorët kanë qëlluar nga pjesa e pasme e makinës gjë e cila tregohet nga shenjat e plumbave në automjet. Xhami i pasëm i makinës është thyer. Autorët kanë pasur për objektiv Erion Bengën me të cilin kishin debatuar më herët në ambientet e lokalit në bllokun e zonës “Gintash” në Laprakë, pasi dyshohet se kishin ngacmuar të dashurën e tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?