Dalin pamjet e para nga vendi ku ndodhi grabitja e armatosur në Ferizaj

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në një biznes argjendarie në qytetin e Ferizajt. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili ka thënë se Policia është duke punuar për kapjen e të dyshuarve. “Dy persona të maskuar me armë kanë kryer […]
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili ka thënë se Policia është duke punuar për kapjen e të dyshuarve.
“Dy persona të maskuar me armë kanë kryer vjedhjen. kanë marrë diçka; një sasi që ende nuk dihet se sa kanë marrë. Policia është duke ndërmarrë masat e duhura”, ka thënë Gashi.
Insajderi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, derisa dëshmitarët kanë thënë se grabitjen e kanë kryer dy persona të armatosur.












