Daçiq: Komandant Çeliku i papranueshëm në negociata me Serbinë

Shefi i Diplomacisë së Serbisë, Ivica Dacic, thotë se asgjë nuk ka ndryshuar në formacionin e dialogut në Bruksel, i cili nuk do të vazhdojë pa u hequr taksa 100% kundër mallrave serbe. Por e cekë që Komandant Çeliku është po aq i pa pranueshëm për të negociuar me Serbinë. Sapo i fitoi zgjedhjet e […]
Sapo i fitoi zgjedhjet e brendshme të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Dacic, deklaroi me para gazetarëve në Beograd se nuk ka ndryshuar asgjë rreth dialogut dhe formatit të tij, pas votimit të rezolutës në Prishtinë me 15 dhjetor.
“Sa i përket bisedimeve dhe formatit, pozicionet janë të qarta. Aty kryenegociatorët janë Presidentët Aleksandar Vucic dhe Hashim Thaci”, ka thënë Dacic, transmeton N1.
Ai ka komentuar edhe kyçjen e Shpend Ahmetit, për të cilin nuk ka pasur koment të veçantë. Përderisa për Zv. Kryeministrin Fatmir Limaj, Ministri i Jashtëm i Serbisë ka shtuar se ai është i papranueshëm përshkak të krimeve të kryera ndaj serbëve dhe pjesëmarrjes së tij në grupin e identifikuar nga NATO si ‘Grupi Drencia’, transmeton Metro.
“Limaj është i pa pranueshëm, për bisedime me Serbinë”, ka përfunduar Dacic.
Shefi i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, i njohur në Luftën e Çlirimtare si Komandant Çeliku, ju janë fabrikuar nga regjimi i Slobodan Milosevicit, aktakuzat për vrasje, nga dy dëshmitarë të familjes Mazreku nga Malisheva, të cilët nën dhunën e policisë serbe, u detyruan të nënshkruajnë deklarata të rrejshme, të cilat ish-zëdhënësi i këtij regjimi, Ivica Dacic, tash shef i diplomacisë serbe, i përmend pothuajse sa herë përmendet edhe Fatmir Limaj.
Ky i fundit, ishte akuzuar edhe nga Tribunali i Hagës, prej nga u shpall i pafajshëm dhe sot shërben si zv.kryemnistër në Qeveri të Kosovës.












