Çekia përkrah Kosovën dhe FSK-në

Çekia përkrah Kosovën dhe FSK-në

Zëvendësministri i ministrisë së Forcës së Sigurisë, Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Republikën Çeke. Ramadani dhe gRama, janë pritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga zëvendësministri për Siguri dhe Çështjet Multilaterale,Martin Povejshil dhe zëvendësministri dhe drejtori i Departamentit për Evropën Jugore dhe Juglindore, Martin […]

Ramadani dhe gRama, janë pritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga zëvendësministri për Siguri dhe Çështjet Multilaterale,Martin Povejshil dhe zëvendësministri dhe drejtori i Departamentit për Evropën Jugore dhe Juglindore, Martin Koshatka.

Gjatë takimit të përbashkët, zëvendësministri Ramadani i ka informuar zyrtarët e lartë çekë për procesin e transicionit të FSK-së në mandat ushtarak dhe mbrojtjes, duke qartësuar objektivin e Qeverisë së Kosovës dhe procedurat e rregullta parlamentare për këtë proces.

“Procesi i transicionit të FSK-së është legjitim, gradual dhe është transparent, si dhe ndihmon në forcimin e angazhimit të marrëdhënieve në temat e sigurisë e të mbrojtjes midis shteteve në rajon. Kosova synon që të kthehet në ofrues të sigurisë rajonale dhe globale, përmes angazhimit të saj aktive në misione paqeruajtëse nëpër zona të konfliktit kudo nëpër botë, krah për krah me ushtritë e shteteve të NATO-s”, tha z. Ramadani, duke nënvizuar qëllimin nacional të Kosovës, për anëtarësim në NATO.

Kurse, numri një i FSK-së, shpjegoi rrjedhën e procesit të transicionit të FSK-së, duke filluar nga zhvillimi i kapaciteteve trajnuese dhe të doktrinës.

“Transicioni i FSK-së do të ketë tri faza të zhvillimit dhe do të realizohet në përputhje me planin afat-gjatë, transparent dhe të koordinuar, në mënyrë që FSK-ja të vazhdojë të jetë institucioni multietnik, profesional dhe model në vend dhe në rajon”, ka thënë ndër të tjera Rama.

Ndërsa, zëvendësministri për Siguri dhe Çështjet Multilaterale, Martin Povejshil dhe zëvendësministri dhe drejtori i Departamentit për Evropën Jugore dhe Juglindore, Martin Koshatka kanë shprehur mirëkuptimin e Republikës Çeke, për procesin e transicionit të FSK-së, duke theksuar mbështetjen për thellimin e marrëdhënieve bilaterale.

Vizita në Pragë e delegacionit të FSK-së, realizohet në kuadër të kampanjës informuese për transicionin e FSK-së, aktivitet ky, që ka filluar në pranverë të vitit 2018, dhe do ta vazhdojë edhe në shtetet tjera anëtare të NATO-s.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?